STAFI

Erida Skëndaj

Drejtoreshe Ekzekutive

Emërohet në pozicionin e “Drejtores Ekzekutive” nga Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Shkurt të vitit 2016. Është diplomuar në vitin 2006 me titullin “Jurist” dhe në vitin 2011 me titullin “Master Shkencor në Shkenca Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pas kryerjes të studimeve të larta, angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut filloi me praktikë profesionale një vjeçare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Zyrën e Përfaqësuesit ligjor të Shqipërisë pranë organizmave ndërkombëtarë (GJEDNJ, CPT, ECRI, etj). Në vitin 2008 është licencuar si Avokate dhe po në këtë vit është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si juriste dhe avokate për ofrimin e shërbimeve ligjore dhe rritjen e aksesit të shtetasve në organet gjyqësore, mbrojtjen nga diskriminimi të grupeve vulnerabël, monitorimin e organeve të sistemit të drejtësisë penale dhe zgjedhjeve, etj. Në vitin 2014 është emëruar “Këshilltare Juriste”, pjesë e shërbimit civil të Kuvendit të Shqipërisë, duke u angazhuar në asistimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e projekt-ligjeve, për çështjet e përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare si dhe aspektet e teknikës legjislative. Autore dhe bashkautore në përgatitjen e një sërë publikimesh, studimesh kërkimore, raportesh dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe organeve të gjyqësorit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së tij, lidhur me imunitetin dhe referendumet, etj.

Niazi Jaho

Këshilltar Ligjor

Ai mbaroi shkollën e tij të mesme në Gjirokastër dhe e shkollën e lartë në Tiranë. Në prill të vitit 1942 ai u arrestua në Tiranë për veprimtarinë antifashiste. Mori pjesë në Luftën Nacionale dhe është një veteran lufte. Diplomuar per Juridik në Bashkimin Sovjetik. Pas mbarimit te studimeve te tij në Universitetin e Leningradit ai u kthye në Shqipëri dhe fillimisht ka punuar në organet gjyqësore, por më pas ai u sulmua nga regjimi komunist dhe u shkarkua dhe u internua. Në vitin 1990 ai u kthye në Tiranë dhe në vitin 1991 ka publikuar disa ese për çështje të ndryshme të tilla si probleme kushtetuese, çështjet e burimeve njerëzore dhe të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e duhur dhe aplikimin e koncepteve të legjislacionit në gazetat përditshme të kohës.

Nertila Çika

Manaxhere Finance

Znj. Çika ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, profili Kontabilitet, në Fakultetin e Ekonomisë (UT) në vitin 2009. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Auditim pranë këtij Fakulteti. Nga viti 2018, ajo mban gradën Doktor i Shkencave ne Ekonomi të fituar pranë këtij Fakulteti. Nga viti 2009 është konsulente pranë një kompani kontabiliteti, auditimi dhe konsulence fiskale për shoqëritë tregtare dhe OJF-të. Në vitin 2015 ka fituar titullin profesional “Kontabilist i Miratuar”. Është anëtare e shoqatës profesionale IKM nga viti 2010 e në vijim. Ajo është pedagoge në Departamentin e Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çika ka kryer një sërë trajnimesh afatshkurtra profesionale dhe akademike. Ka marrë pjesë me referime në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe botime të disa artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Prej muajit Korrik 2020, i është atashuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit në menaxhimin financiar të projekteve dhe zyrës.

Miriam Angoni

Drejtore Programi

Ka studiuar shkenca sociale: gjuhë e letërsi franceze dhe master për politikat e BE-së pranë Universitetit e Tiranës, në Shqipëri. Gjithashtu ka kryer studime master në sociologji pranë Universite Catholique de l'Ouest, Angers, Francë dhe në Itali lidhur me hartimin e zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. I janë akorduar dy Medalje të Arta për rezultate të shkëlqyera në studimet e shkollës së mesme dhe ato të nivelit master. Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në drejtimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e zhvillimit njerëzor, migracionit, integrimit në BE dhe projekteve të komunikimit e ndërgjegjësimit. Ajo ka kryer punë kërkimore mbi migracionin për Komisionin Evropian dhe institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe grupeve në nevojë që prej vitit 2000. Ajo aktualisht mban postin e Drejtueses të Programeve, pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ajo kontribuon në zbatimin e instrumenteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Rovena Vuksani

Juriste/Koordinatore Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe në Masaryk University në Republikën Ҫeke si përfituese e bursës Erasmus+, financuar nga Komisioni Europian. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar me aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare si trajnime, konferenca, forume, si dhe praktika profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe bankës Procredit Bank. Është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që prej Janar 2018, ku ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e të miturve, migrantëve, romëve dhe egjiptianëve, sinjalizuesve, korrupsionit, ekstremizmit të dhumshëm, lirisë së fesë etj. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e praktikës në KShH prej Shtator 2017-Dhjetor 2017.

Vjosana Neziri

Oficere Finance

Është bërë pjësë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit si “Asistente Finance” në shtator të vitit 2018.
Ka ndjekur nivelin e studimeve bachelor në degen Financë Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës gjatë viteve 2013-2016. Nga viti 2016 deri në shtator të vitit 2018 ka vijuar studimet në Fakultetin e Ekonimisë pranë Universitetit të Tiranës në nivelim master në degën Kontabilitet Auditim. Gjithashtu gjatë viteve të studimit ka punuar në një shoqëri tregtare për një kohë të shkurtër si edhe ka marrë pjesë në trajnime profesioale në fushën e kontabilitetit dhe financave. Prej Janarit 2016 është e angazhuar pranë Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, strukture në të cilën ka kontribuar në kordinim projektesh, kordinim te “Civic Engagement Departament” dhe për një periudhë kohe ka mbajtur funksionin e Zv. Presidentes.

Ardita Kolmarku

Juriste/Koordinatore Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe është diplomuar si “Student i shkëlqyer” në Master i Shkencave në e Drejtë Penale. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar në trajnime, konferenca dhe ka kontribuar si bashkëautore në ese akademike. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e internshipit pranë KShH prej Shtator 2017 – Dhjetor 2017. Prej muajit Janar 2018 është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në funksionin e paralegal pranë Klinikës Ligjore të KShH, si dhe ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e shtetasve të dënuar/të paraburgosur, shtetasve me çrregullime të shëndetit mendor, ngritja dhe monitorimi i funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ofrimin e asistencës ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar organeve të vettingut, sensibilizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike ndaj qytetarëve etj. Aktualisht po ofron kontributin e saj modest si Asistent Avokate pranë KShH.

Erdion Maçolli

Avokat në Klinikën Ligjore

Z.Maçolli është diplomuar në vitin 2016, me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pasi ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë është pajisur me liçencën e ushtrimit të profesionit të Avokatit. Krahas ushtrimit të këtij profesioni, është angazhuar si ekspert në disa projekte të zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, me fokus sistemin e Drejtesisë dhe programet për të rinjtë. Aktualisht është Pedagog i jashtëm pranë Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, për lëndën "E Drejta Penale, pjesa e posaçme" dhe ka kontribut aktiv në fushën e kërkimit shkencor, me fokus të drejtën penale, ku është autor dhe bashkë-autor në disa botime. Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Korrik si Avokat i Klinikës Ligjore Falas, për grupet e njerëzve në nevojë.

Rudina Shehu

Administratore Zyre/ Koordinatore Projekti

Znj. Shehu është diplomuar me titullin Jurist në vitit 2011, në Fakultetin ë Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë përiudhës së studimeve universitare por edhe pas mbarimit të tyre, është angazhuar në disa aktivitete me natyrë dhe profil ligjor. Në vitin 2009, ka marrë pjesë në trajnimin “Çështjet e barazisë gjinore në edukimin e Lidershipit”, organizuar nga Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, Kosovë. Në vitin 2011, ka marrë pjesë në “Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar”, Beograd, Serbi, projekt i Universitetit të Beogradit, Fakulteti i Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ. Në vitin 2019, ka marrë pjesë në workshopin “Anti-korrupsioni dhe praktikat më të domosdoshme dhe më të mira në sektorët kryesorë”, realizuar në bashkëpunim nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Ministria ë Drejtësisë dhe Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Washington & Lee.

eventet

< 2019 >
July
  • No Events
TOP