ARDITA KOLMARKU

Drejtuese e Klinikes se Ligjit & Menaxhere Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe është diplomuar si “Student i shkëlqyer” në Master i Shkencave në e Drejtë Penale. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar në trajnime, konferenca dhe ka kontribuar si bashkëautore në ese akademike.

Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e internshipit pranë KShH prej Shtator 2017 – Dhjetor 2017. Prej muajit Janar 2018 është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në funksionin e paralegal pranë Klinikës Ligjore të KShH, si dhe ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e shtetasve të dënuar/të paraburgosur, shtetasve me çrregullime të shëndetit mendor, ngritja dhe monitorimi i funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ofrimin e asistencës ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar organeve të vettingut, sensibilizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike ndaj qytetarëve etj.

Aktualisht po ofron kontributin e saj modest si Asistent Avokate pranë KShH.

Connect with LInkedIn!

Follow on Twitter!

Follow on Facebook!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit