Deklaratë për shtyp: Ngushëllime për largimin nga jeta të akademikut dhe themeluesit / ish drejtuesit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit


Ne e njohim dhe kujtojmë atë si intelektual të shquar dhe historian me kapacitet dhe objektiv, ndërsa KShH e njeh atë për meritat e tij në krijimin e Forumit të parë Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, i cili më vonë u emërtua “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”. Profesor Arben Puto së bashku me një grup intelektualësh e themeluan këtë organizatë në kontekstin e valës së parë të lëvizjeve për transformim demokratik të Shqipërisë, në Dhjetor të vitit 1990.

Profesor Arben Puto e drejtoi Komitetin Shqiptar të Helsinkit për 10 vjet dhe është angazhuar gjithashtu në mënyrë aktive si anëtar i Asamblesë së KShH-së për 26 vite. Kontributi i tij në fushën e mbrojtjes dhe lirive të shtetasve është i veçantë. Ai u kujdes dhe dha kontribut të veçantë në edukimin e brezit të ri, aktivistëve të KShH-së. Në krye të këtij Komiteti ai kontribuoi gjithashtu në rritjen e jehonës dhe krijimin e një reputacioni shumë të mirë të organizatës brenda dhe jashtë vendit, sa i takon reagimeve të vazhdueshme dhe kurajoze për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shtetasve. Vitet e fundit, Profesor Arben Puto ka pasqyruar në një punim të veçantë kontributin e KShH-së nga themelimi i tij.

Anëtarët e Asamblesë së KShH-së dhe aktivistët e shumtë të organizatës do ta kujtojnë me mirënjohje të thellë për meritat e çmuara në drejtim të njohjes dhe forcimit të rolit të shoqërisë civile, konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
May
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP