Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Luan Kondi


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-së) dënon dhunën e ushtruar ndaj z. Luan Kondi, gazetar pranë gazetës Albania. Nuk është hera e parë që gazetarëve të medias së shkruar dhe elektronike, në forma të ndryshme u bëhet presion që të heshtim, të mos kritikojnë dhe të mosinformojnë publikun për çështje që ai është interesuar.

Sipas deklarimeve të z. Kondi, persona të panjohur e kanë goditur atë në mënyrë të befasishme, në fytyrë dhe në në pjesë të ndryshme të trupit, para godinës se gazetës Albania. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit, forcat e policisë u vunë menjëherë në lëvizje dhe u angazhuan për zbulimin dhe kapjen e një prej autorëve.

KSHH vlerëson veprimet e shpejta të policisë dhe faktin që policia arriti të ndalojë një nga të dyshuarit e këtij veprimi të dhunshëm. Megjithë këtë, KSHH nuk mund të pajtohet me atë pjesë të deklatës së policisë që thoshte se “u konkludua se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta” kur dihet që motivet e vërteta mund dhe duhen të vërtetohen në bazë të hetimeve të plota, të shpejta, objektive dhe të gjithanshme nga organet e ngarkuara me ligj.

Nje deklaratë e tillë është e nxituar dhe nuk i shërben zbulimit të së vertetës.

KSHH-ja i kërkon organeve kompetente që të hetojnë me shpejtësi dhe në mënyrë të gjithanshe motivet e këtij veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit