KSHH çon në kushtetuese Dekriminalizimin, Skëndaj: Të votojnë të dënuarit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka çuar Gjykatën Kushtetuese tre nene të ligjit të Dekriminalizimit. Sipas drejtores ekzekutive të këtij institucioni, shkak për padinë është bërë përjashtimi nga votimi i të dënuarve me heqje lirie për një nga 86 veprat penale të parashikuara në Kodin Penal. Sipas ekspertëve, nëse gjykata hedh poshtë padinë e bërë, nga proçesi i votimit më 18-qershor mund të përjashtohen të dënuar të cilët kanë kryer vepra penale, që përbëjnë 30% të veprave penale në tërësi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese tre nene të ligjit të Dekriminalizimit, pasi sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut ato shkelin të drejtën aktive të votës të një numri të konsiderueshëm të dënuarish.

Sipas drejtores ekzekutive të komitetit, kërkohet shfuqizimi i tre neneve të ligjit 138/2015 përkatësisht të pikës 4 të nenit 2, të pikës 8 të nenit 4 dhe të nenit 12.

Sipas pikës 4 të nenit 2, “Nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore personat që plotësojnë kushtet e parashikuara shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni”.

Pikat a dhe b kushtëzojnë një sërë veprash penale përfshirë korrupsionin, trafikun e drogës, armëve, qenieve njerëzore etj.

Një tjetër pikë që kundërshtohet është edhe zgjatja e masës kufizuese për të zgjedhur, ku sipas pikës tetë të nenit dy ajo zgjat deri në kryerjen e dënimit përkatës.

Neni 12 sipas padisë së komitetit të Helsinkit kërkohet të shfuqizohet në total, nen i cili procedurën për heqjen e të drejtës së përfshirjes në listat zgjedhore të personave të dënuar si dhe njoftimin tyre në qelitë ku vuajnë dënimin.

Nëse gjykata Kushtetuese do të vendosë të hedhë poshtë padinë e bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nga proçesi i votimit më 18-qershor mund të përjashtohen të dënuar të cilët kanë kryer vepra penale, që përbëjnë 30% të veprave penale në tërësi.

Seanca e sotme është shtyrë nga gjykata, pasi nuk u formua dot trupi gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2018 >
April
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
TOP