Njoftim – KShH ofron oponencë ligjore për paketën ligjore të reformës në sistemin e drejtësisë

Miratimi dhe zbatimi i reformës në sistemin e drejtësisë është një nga prioritetet më të rëndësishme për vendin tonë. Miratimi i amendamenteve kushtetuese dhe shtatë ligjeve organike të sistemit të drejtësisë vitin e kaluar i ka hapur rrugën një faze të rëndësishme të procesit, ngritjes së strukturave të reja të sistemit të drejtësisë dhe hartimit të një pakete prej 27 projektligjesh, një pjesë e të cilave synojnë të sjellin ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve.

KShH, në përmbushje të misionit për mbrojtjen dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut ka ofruar oponencë ligjore pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për 9 nga 27 projektligjet e hedhura për konsultim publik.

Komentet dhe sugjerimet tona konsistojnë në drejtim të respektimit më të mirë të drejtave dhe lirive të njeriut në dispozitat e këtyre ligjeve, me fokus aksesin në drejtësi dhe të gjithë elementët e tjerë të procesit të rregullt gjyqësor, respektimin e parimit të sigurisë juridike, parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, rritjes së efikasitetit të procedurave gjyqësore, respektimit të së drejtës për jetë familjare dhe private, promovimit të një politike penale bashkëkohore, etj. Në vijim, mund të gjeni oponencat ligjore që KShH ka paraqitur në Kuvend.

Falenderojmë Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Civil Rights Defenders dhe Open Society Institute për mbështetjen e dhënë që mundësoi ofrimin e kësaj oponence ligjore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit