PROJEKTE

1 “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike

Korrik 2016 –Shkurt 2017

KShH  gjatë këtij vitit 2016,  po kontribuon në drejtim të rritjes së presionit pozitiv dhe njohjes së grupeve të interesit për një zbatim efektiv të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Qëllimi i këtij projekti është nxitja e transparencës së organeve publike në procesin vendimmarrës të projekt-akteve, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Objektivat specifikë të projektit janë:

  • Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit lidhur me standardet e reja ligjore për njoftimin dhe konsultimin publik të projekt-akteve dhe rëndësinë e ushtrimit të instrumenteve të transparencës në Qeverisje, në përputhje me ligjin nr. 146/2014;
  • Rritja e kapaciteteve të grupeve të interesit për të ndjekur raste konkrete nismash ligjvënëse përmes adresimit të rekomandimeve dhe sugjerimeve në procesin e njoftimit dhe konsultimit publik të projekt-akteve, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tyre;
  • Nxitja e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së organeve publike, për një njohje dhe zbatueshmëri më të lartë të ligjit nr. 146/2014;
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional për njoftimin dhe konsultimin publik në përputhje me standardet më të mira dhe praktikat pozitive.

Nga monitorimi i shtrirë në 19 Ministri dhe forumet e zhvilluara me përfaqësues të grupeve të biznesit dhe të medias, rezulton se konsultimi i projekt-akteve, projekt strategjive dhe politikave që kanë interes publik, nuk bëhet në përputhje me procedurat dhe afatet dhe në të shumtën e rasteve ky monitorim është krejtësisht formal dhe nuk ka për qëllim të marrë dhe reflektojë ide apo sugjerime të vlefshme.


  1. Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë",

Shtator 2016 - mars 2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë vitit 2016 ka qenë aktiv në dhënien e kontributit për projektligje të rëndësishme, gjatë fazës së shqyrtimit të tyre nga Komisionet Parlamentare, me fokus të veçantë Reformën në Drejtësi. KShH po vazhdon  nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi, me anë të realizimit të forumeve të diskutimit dhe realizimit të emisioneve në televizionet lokale të qyteteve në të cilat KShH ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së  drejtësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojën dhe risitë e reformës në drejtësi, si dhe nxitjen e aktivizimit dhe kontributit të tyre për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.

Objektivat e këtij projekti janë :

  • Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet, të jenë më të informuar lidhur me procesin në vijimësi të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj.
  • Opinioni i gjerë publik, OJF-të, të rinjtë dhe autoritetet të jenë më aktiv dhe më të përfshirë në konsultimet, lidhur me paketën ligjore që do t’i nënshtrohet në vazhdimësi procesit reformues.
  • Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Ligjeve Ad Hoc dhe grupi i eksperteve të nivelit të lartë, të jenë më të ndjeshëm lidhur me nevojat publike, të cilat do të adresohen,  në paketën ligjore për Reformën në Drejtësi.
  • Të përmirësohet në rritjen e standardeve të të drejtave të njeriut Draft -Paketa ligjore e cila do të reformojë Sistemin e Drejtësisë, me fokus të veçantë në aksesin në drejtësi, barazinë para ligjit dhe efikasitetin e sistemit.

  1. “Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri

Gusht 2016 - Tetor 2017

Për të kontribuar si një aktor i shoqërisë civile, për implementimin e kornizës së re ligjore dhe strategjive në fushën e emigracionit dhe personave të kthyer, në kuadrin e kornizave ligjore, me miratimin e disa ligjeve ku sanksionohet gjendja e emigrantëve, refugjatëve, azil kërkuesëve dhe shtetasve të tjerë të vendeve të treta, të tilla si “Ligji për të Huajt” në vitin 2013 dhe “Ligjin për azilin” në vitin 2014, KShH-ja ka filluar këtë vit, iniciativën më të re me zbatimin e projektit “Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri.

               Objektivat e këtij projekti janë:

  • Rritja e kapaciteteve të organizatave “whatch dog” (monitoruese) dhe Avokatit të Popullit, në monitorimin e të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve, në pikat e kalimit kufitar dhe institucionet e veçanta në Shqipëri, në përputhje me standardet e përcaktuara Ndërkombëtare dhe Kombëtare të legjislacionit dhe praktikave më të mira.
  • Rritjen e ndërgjegjësimit dhe të përgjegjësisë shtetërore  të institucioneve, OJF-ve, Mediave dhe opinionit publik në lidhje me çështjet dhe problematikat me të cilat përballen azilkërkuesit dhe emigrantët në Shqipëri.
  • Forcimin e bashkëpunimit dhe efektivitetit, midis institucioneve përgjegjëse shtetërore, OJF-ve dhe Avokatit të Popullit, për një përmirësim të mundshëm të shkeljeve të të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve në Shqipëri.
  • Përmirësimin e praktikave ligjore dhe institucionale për trajtimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve në përputhje me praktikat më të mira dhe të “acquis communitariae”.

KShH, ka për qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik dhe të gjithë aktorët përkatës, në lidhje me të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri, nëpërmjet reagimeve publike si deklarata për shtyp, artikuj në median e shkruar, mediave sociale, faqen KShH, etj...


  1. Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve të diskriminuar”.

Prill 2014 - Qershor 2014.

Objektivat e projektit kanë qenë:

  1. Rritja e aksesit të qytetarëve tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nëpërmjet rritjes së rolit të OJF-ve dhe organeve të pushtetit lokal;
  2. Rritja e ndërgjegjësimit dhe e kapaciteteve lidhur me parashikimit ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për Ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, duke u nisur nga Komisioneri, OJF-të dhe organet e pushtetit vendor.

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, janë realizuar sesione informuese më përfaqësues të autoriteteve shtetërore, ditë të hapura në bashkëpunim me Komisionerin për të ofruar mundësinë e marrjes së ankesave, shpërndarja e broshurave informuese, informim i gjerë i publikut nëpërmjet organizimit të programeve televizive  si dhe përgatitja e  një manuali të nevojshëm me fokus rolin e shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në luftimin e diskriminimit.


  1. “Për më shumë fuqizim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri”,

Janar 2014- Dhjetor 2014.

Objektivat e projektit kanë qenë:

  1. Parandalimi, reduktimi dhe lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit në stacionet e policisë dhe institucionet e mbyllura;
  2. Forcimi i monitorimit të jashtëm dhe të pavarur të instrumenteve të jashtëm në institucionet e mbyllura dhe rrjetëzimi i aktorëve që operojnë në këtë fushë;

Për të kontribuar për një respektim më të mirë të të drejtave të njeriut janë realizuar 40 misione monitorimi, është përgatitur një raport përmbledhës dhe është lobuar vazhdimisht në institucionet kryesore të tilla si Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Policisë së Shtetit, etj... dhe janë marrë në konsideratë rreth 90% e rekomandimeve të përcjella pranë këtyre institucioneve.


  1. “Për një respektim më të mirë të Personave të Privuar nga Liria në Institucionet e Mbyllura”.

Mars 2013-Mars 2014.

Objektivat e projektit kanë qenë:

  1. Forcimi i respektimit të të drejtave dhe trajtimit të përshtatshëm të burgosurve në institucionet e mbyllura dhe përmirësimi i reformës penale dhe forcimi i mekanizmave në këtë drejtim.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar trajnime të ndryshme me personelin e burgjeve duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve nëpërmjet përdorimit të Udhëzuesit Administrativ i cili përmban protokolle të ndryshme lidhur me trajtimin e rasteve të ndryshme problematike (vetëvrasje, përdoruesit e lëndëve narkotike, etj). Gjithashtu hartimi i studimit “Politikat disiplinore në institucionet e paraburgimit dhe të ekzekutimit të vendimeve penal” rezultoi një produkt i cili ofroi një analizë të përgjithshme të kësaj çështje duke konkluduar me rezultate konkrete dhe rekomandime  të cilat u ndan me institucionet me të cilat KShH ka bashkëpunuar.


  1. “Së bashku kundër torturës në polici dhe në burgje në Shqipëri”.

Janar 2014- Mars 2016.

Objektivat e projektit:

  1. Parandalimi dhe reduktimi i torturës dhe rasteve të keqtrajtimit në ambientet e policisë dhe në burgje, me fokus grupet vulnerabël dhe ofrimi i këshillimit ligjor në 75-80% e institucioneve të monitoruara;
  2. Rritja e kulturës së të drejtave të njeriut si dhe ndërgjegjësimi lidhur me standardet ndërkombëtare në 30% të stafit të policisë dhe 70% të punonjësve të burgjeve (të institucioneve të zgjedhura) të cilët punojnë me të paraburgosurit dhe të dënuarit;
  3. Forcimi i mekanizmit të monitorimit të jashtëm për monitorim të pavarur në rreth 75-80% të totalit të institucioneve të mbyllura si dhe përmirësimi i mekanizmit të brendshëm të ankesave dhe të inspektimit;

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë trajnuar 172 punonjës policie dhe 325 personel civil i sistemit të burgjeve shqiptare, lidhur me parandalimin e torturës  dhe të keqtrajtimit në këto institucione. Ndër të tjera janë trajnuar 247 personel i burgjeve për çështje që lidhen me shëndetin mendor të cilët u pajisën me një manual të posaçëm për trajtimin e kësaj kategorie të burgosurish dhe u hapën 7 Sektorë të Kujdesit të Veçantë për akomodimin e personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. KShH ka lobuar dhe advokuar për një respektim më të mirë të personave të privuar nga liria duke realizuar 40 mision verifikimi, ku gjetjet dhe rekomandimet përkatëse u pasqyruan në një raport përmbledhës.


  1. “Të veprojmë në nivel rajonal për një respektim më të mirë të personave me problem të shëndetit mendor”.

Mars 2015- Mars 2016.

Objektivat e projektit kanë qenë:

  1. Rritja pjesëmarrjes së shoqërisë civile në reformën legjislative dhe hartimin e politikave lidhur më shëndetin mendor dhe të sigurojë implementimin e brendshëm të standardeve ndërkombëtare;
  2. Të bëj të mundur bashkëpunimin e shoqërisë civile si një aktorë i vetëm në vendet e Ballkanit për të mbështetur njerëzit me problem të shëndetit mendor për të ushtruar të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët;

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë zhvilluar 8 misione monitorimi të përbashkëta nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit, Komiteti Maqedonas i Helsinkit dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës  në institucionet ku qëndrojnë personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kryesisht në spitalet psikiatrike, por dhe në shtëpitë mbështetëse dhe burgje. Si një nismë rajonale, është hartuar dhe një raport monitorimi rajonal në gjuhët përkatëse http://ahc.org.al/web/images/publikime/al/RAPORT%20MONITORIMI%20RAJONAL.pdf ,ku janë pasqyruar gjetjet dhe rekomandimet kryesore për çdo shtet dhe në nivel rajonal.


  1. Për më shumë fuqëzim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Korrik 2015- Janar 2016

Objektivat e projektit kanë qenë:

  1. Parandalimi, reduktimi dhe lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit në stacionet e policisë dhe institucionet e mbyllura;
  2. Forcimi i monitorimit të jashtëm dhe të pavarur të instrumenteve të jashtëm në institucionet e mbyllura dhe rrjetëzimi i aktorëve që operojnë në këtë fushë;

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar 19 vizita monitoruese në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, 22 vizita monitoruese në komisariate e stacione policore dhe 4 Spitale Psikiatrike. Bazuar në raportet e monitorimit është hartuar një raport përmbledhës i cili është botuar dhe gjendet në faqen e KShH në web duke paraqitur konkluzionet, rekomandimet dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.


  1. Riintgrimi i të miturve që janë në konflikt me ligjin në institucionet penitenciare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Qershor të vitit 2013 dhe ende vijon zbatimin .

Fokusi i këtij projekti është trajnimi i personelit që punon më të miturit në IEVP Lezhë dhe IEVP Vlorë me metoda edukuese bashkëkohore sikurse është metoda “YOUTURN”. Në këtë kuadër, janë realizuar trajnime të vazhdueshme të stafit të institucioneve lartpërmendur nga ekspertë holandezë. Stafi i trajnuar prej ekspertëve holandezë, ka mundësuar trajnimin e mëtejshme të stafit të institucionit (trajnim trajnerësh). Si rezultat konkret të projektit citojmë pasurimin e programit ditor për të miturit, me larmishmëri aktivitetesh, zbatimi i projektit të serës në IEVP Vlorë, ku janë angazhuar të miturit, si dhe ndjekja e kursit të kopshtarisë po ashtu.

 

 

 

 

TOP