Trajnohet personeli i IEVP Lushnjë për trajtimin sipas nevojave të personave me probleme të shëndetit mendor


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të dhënies së ekspertizës për përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe të respektimit të të drejtave të personave të paraburgosur dhe të dënuar me probleme të shëndetit mendor, organizoi në datat 26-27 tetor 2015 një trajnim me personelin e shërbimeve të sigurisë, psiko-social dhe atë shëndetësor të IEVP Lushnjë. KShH ofroi ekspertizën e tij përmes ekspertëve Z. Jan van den Brand, anëtar i Këshillit për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Drejtësisë, Holandë, Znj. Nikki Wortel, psikologe në sistemin e burgjeve, Holandë dhe znj. Blerta Doçi, Përgjegjëse e Sektorit të Çështjeve Sociale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Aktiviteti u moderua nga Znj. Klejda Ngjela, Menaxhere e Projekteve në KShH.

Temat e trajtuara në trajnim u përqendruan te njohja e simptomave dhe trajnimi i duhur i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, si edhe në masat konkrete që duhet të merren nga IEVP Lushnje, përpara hapjes së sektorit të kujdesit të veçantë. Për herë të parë personeli u trajnua me Manualin e trajnimit për personelin multi-disiplinor që punon me pacientë me probleme të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve. U trajnuan rreth 20 specialistë me uniformë, të kujdesit psiko-social dhe atij shëndetësor të këtij institucioni. Pjesëmarrësit në këtë trajnime ishin shumë të motivuar për të thelluar dijet e tyre në këtë drejtim.

Me këtë aktivitet, KShH përmbyll cilin dy vjeçar të trajnimeve të personelit të sistemit penitenciar shqiptar, duke organizuar 10 trajnime në 10 institucione paraburgimi/burgje në të gjithë Shqipërinë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër torturës në polici dhe burgje në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
May
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP