SERVETE ÇEKA

Paraligjore/Asistente Projekti

Është diplomuar nga Univeristeti i Tiranës në degën Drejtësi me rezultate të shkëlqyera si studente e ekselencës. Aktualisht po ndjek studimet pranë të njejtit Universitet në Master të Shkencave në të Drejtë Civile. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile prej disa vitesh tashmë dhe ka një fokus të veҫantë në të drejtat e njeriut. Ka qenë pjesë e internshipeve me organizata të ndryshme, ku përfshihet NDI Albania dhe Vish Këpucët e Mia si dhe gjatë vitit të dytë të studimeve në Drejtësi u përzgjodh nga Ambasada Amerikane për të zhvilluar një program shkëmbimi në North Central College gjatë vitit akademik 2018-2019, ku u njoh më shumë me sistemin common law si dhe pati mundësinë të kontribuojë ne aktivitete në shërbim të komunitetit. Ka marrë pjesë në konkurse dhe konferenca të ndryshme me Fakultetin e Drejtësisë si dhe është angazhuar si pjesë e Bordit të ELSA Albania për vitin akademik 2020-2021. Ka nisur angazhimin e saj pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit që nga muaji Mars 2021.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit