VALMIRA KALLUSHI

Menaxhere Projektesh

Është emëruar në pozicionin e “Menaxheres së Projekteve” në Janar të vitit 2017. Ka përfunduar studimet ne vitin 2002 Dega Ekonomiks, ne fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Pas kryerjes së studimeve të larta, është angazhuar prej 12 vjetësh në organizata të shoqërisë civile në fusha të ndryshme, si në fushën e të drejtave të njeriut, në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të gazetarisë me fokus mjedisin.

Gjatë viteve 2010-2015 ka punuar edhe në subjekte biznesi, si biznes i vogël edhe biznes i madh, në pozicionin e financieres. Gjatë viteve 2014 – 2015 ka punuar si financiere në një kompani ndërkombëtare konsulencash, me zyra qendrore në Londër.

Përvoja e gjatë në sektorin e shoqërisë civile i ka dhënë mundësinë të specializohet në fusha të ndryshme, si koordinim, asistim,  menaxhim projektesh, menaxhim financiar, buxhetim, menaxhim i kohës dhe i konflikteve, gjithashtu e ka zhvilluar dhe në komunikim, punë në grup, në marrëdhëniet me publikun.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit