MEDIA COVERAGE


The Albanian Helsinki Committee brings together in a video-message against violent extremism the leaders of four religious communities in the country. Mr. Ahmet Kalaja, Imam of "Dine Hoxha" Mosque in Tirana, Father Gregor Pelushi, representative of the Orthodox Autocephalous Church of Albania, Monsignor George Frendo, Archbishop of Tirana and Durrës, Grandfather Dr. Edmond Brahimaj, Bektashis World Chief, come together in this awareness video with a strong message to promote peace and religious tolerance, expressing opposition towards the engagement in violent extremism.

The four Clerics have been reunited for the first time in this video - message, with a common mission, to raise awareness for the damage that causes extremism. Without any religious distinction, they share the same attitude when they ask believers and the public to distance themselves from such activities. They also give some valuable advice to them.

This video was realized within the project "Civil Society against Violent Extremism", which is financially supported by the European Union. The video message is the first of a series of three video messages that will be produced by the Albanian Helsinki Committee.


VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.5
Organizimi i Pushtetit Gjyqësor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë nismën për realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi. Videot ndërgjegjësuese synojnë të vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon aspektet më të rëndësishme për qytetarët lidhur me risitë e ligjit nr. 98/2016 për “Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”. Me anë të saj qytetarët do të informohen në mënyrë të përmbledhur për risitë kryesore të organizimit të ri të pushtetit gjyqësor, sa i takon aksesit të qytetarëve në shërbimin gjyqësor, shtrirjes kapilare të shërbimit gjyqësor në të gjithë territorin e vendit, rritjes së shpejtësisë së gjykimit, rritjes së eficiencës së gjyqësorit me anë të shpërndarjes proporcionale të ngarkesës mesatare të çështjeve për gjykatë dhe gjyqtarë, etj. Kjo video u përcoll nga Znj. Ersida Teliti, Juriste dhe Pedagoge.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.5
Organizimi i Pushtetit Gjyqësor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë nismën për realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi. Videot ndërgjegjësuese synojnë të vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon aspektet më të rëndësishme për qytetarët lidhur me risitë e ligjit nr. 98/2016 për “Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”. Me anë të saj qytetarët do të informohen në mënyrë të përmbledhur për risitë kryesore të organizimit të ri të pushtetit gjyqësor, sa i takon aksesit të qytetarëve në shërbimin gjyqësor, shtrirjes kapilare të shërbimit gjyqësor në të gjithë territorin e vendit, rritjes së shpejtësisë së gjykimit, rritjes së eficiencës së gjyqësorit me anë të shpërndarjes proporcionale të ngarkesës mesatare të çështjeve për gjykatë dhe gjyqtarë, etj. Kjo video u përcoll nga Znj. Ersida Teliti, Juriste dhe Pedagoge.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.2
Rivlerësimi Kalimtar i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Vettingu)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi,. Videot ndërgjegjësuese vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ose ligjin e Vettingun. Ky është ligji i parë dhe më i rëndësishëm, i cili shoqëron paketën e ndryshimeve kushtetuese, për të bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi. Me miratimin e këtij ligji, pritet që të gjitha hallkat e gjyqësorit në Shqipëri të kalojnë në sitën e institucioneve të vettingut. Procesi do të monitorohet nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.1
Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, respektivisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim ndërgjëgjësimin dhe informimin e qytetarëve në lidhje me proceset e reformës në drejtësi,. Videot ndërgjegjësuese vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, qëllimi i të cilit të garantojë ndëshkueshmërinë e veprave penale në fushën e korrupsionit, përmes forcimit të zbulimit dhe hetimit pro-aktiv dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave të specializuara antikorrupsion. Ligji parashikon rregullim të detajuar për krijimin e një Strukture të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila do të funksionojë sipas parimeve të qëndrueshmërisë, besueshmërisë dhe qartësisë së kompetencave ligjore. Kjo strukturë përfshin Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësinë e Posaçme Hetimore e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”, e cila është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizon videon ndërgjegjësuese për promovimin e broshurës informuese mbi Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Kjo broshurë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të grupeve të interesit dhe publikut të gjerë, për të nxitur pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse, në frymën e ligjit 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Broshura është formuluar me një gjuhë të thjeshtë, e cila do t’i vijë në ndihmë grupeve të interesit, organeve publike që ndërmarrin nisma për hartimin e projektakteve dhe publikut në tërësi. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të ofrojë asistencë ligjore për të gjithë të interesuarit, për ushtrimin e të drejtave që burojnë nga ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Për më shumë informacioni, lutemi t’i referoheni Broshurës Informuese në linkun bashkëlidhur:

https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2017/04/Broshur%C3%AB-Informuese.pdf

Broshura informuese dhe video nërgjegjësuese u përgatit me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të nismës “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të
grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”


Video Gallery

Komiteti Shqiptar i Helsinkit- Nisma kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Shpenzoni pak sekonda per kete video, reflektoni dhe pastaj vendimi ju takon JU Vota juaj vlen mesa
KSHH nxit zbatimin e ligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik"
Konsultimi publik - Sesion informimi me dhomat e biznesit
Erida Skendaj ne JAT TV per ceshtjet qe po ndjek Komiteti I Helsinkit per te drejtat e shtetasve
Erida Skendaj e ftuar në "Intervista e mbrëmjes" për Situatën e të Drejtave të Njeriut në vend
Helsinki kundër qeverisë: Nuk duhen ndaluar të burgosurit të votojnë
Mohimi i votës për të dënuarit Komiteti Helsinkit:Të shfuqizohet ligji
Vota e të dënuarve, Kuvendi e qeveria kundër KShH për shfuqizimin e ligjit
Erida Skendaj e ftuar në "Intervista e mbrëmjes" për Reformën në Drejtësi
Dekriminalizimi ne kushtetuese
KSHH çon në kushtetuese Dekriminalizimin, Skëndaj: Të votojnë të dënuarit
Shtyhet seanca e ankimimit të KSHH për ligjin e dekriminalizimit
Helsinki kundër heqjes së të drejtës së votës Paditet
“Zbatoni Reformën në Drejtësi”, Jaho Krimi po ndikon drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë
Interviste e Drejtores Ekzekutive te KShH se per situaten parazgjedhore ne vend
VTS 01 1
26 Vjet - KShH!
Reforma ne drejtesi dhe ndergjegjesimi qytetar!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe ligji për konsultimin publik '25 Nëntor 2016'
KShH në ndihmë të shtetasve të dëmtuar, për vënien në vend të të drejtave të tyre
Spotin informues për Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
KSHH PER PELLUMB MARNIKOLLAJ
Ora News - Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit
VOA - KShH publikoi sot një studim mbi kallëzimet e KLSh në prokuroritë e Tiranës e Durrësit.
Vizion Plus - Znj. Erida Skendaj e ftuar ne emisionin 7pa5 per te folur per temen "Përfitimi i qytetarëve nga reforma"
3JAT - 25 05 2014 E ftuar Erida Skëndaj
VOA - Raporti vjetor i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
VOA - Raporti vjetor mbi te drejtat e njeriut i KSHH
Ora News - Meçaj, KSHH po mendon të çojë në Kushtetuese ligjin për policinë
A1 Report - KSHH, 557 kallëzime kanë nisur në Prokurorinë Tiranë, e 331 në Durrës
VOA - Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Vizion Plus - KSHH, Krimi rrezikon shoqërinë
KSHH RAPORTI PER 2011 ZVARRITJE E PROCESEVE GJYQESORE
KOMITETI I HELSINKIT - Rasti Ardian Prrenjasi
A1 Report - Meçe Ka mbipopullim në burgje rrezikojmë gjobë nga Strasburgu
A1 Report - KSHH, Në 2013 kriminialiteti vijon ne nivele te larta
Vizion Plus - 30 Minuta, A bëhet dot drejtësi ne Shqipëri ! 30 Mars 2015
Vizion Plus - 7pa5 - Dita per te drejtat e njeriut 10 Dhjetor 2014
Vizion Plus - 7pa5 - Forumet e KSHH me studentet 5 Janar 2015

RECENT POSTS

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit