Njoftim: 20.07.2016


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nëpërmjet aktiviteteve të tij vazhdon të monitorojë disa seanca në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për çështje që kanë si objekt “Lëshimin e urdhërave të mbrojtjes”.

Për këtë qëllim, sot në dt. 20.07.2016, ora 10.00, vëzhguesja e KShH shkoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të ndjekur zhvillimin e seancës gjyqësore që do të gjykohej nga Gjyqtari Kastriot Gramshi, me objekt, lëshimin e urdhërit të mbrojtjes në favor të B.B kundër A.B. Gjyqtari i çështjes i kërkoi vëzhgueses së KShH, znj. Borana Nazifi, dokumentin që ishte dërguar nga KShH. Kur ajo iu përgjigj se nuk kishte këtë dokument, ai nuk e lejoi që ajo të ishte e pranishme në sallë.

Për KShH ky është jo vetëm një rast i paprecedent dhe i pamotivuar, por është në kundërshtim flagrant me nenin 42, pika 2, të Kushtetutës sonë, nenin 6, pika 1, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe me nenin 26, paragrafi i parë, i Kodit të Procedurës Civile. Në të tre këto dispozita përmendet karakteri publik i seancave gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit