Shkresë Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore mbi Rekomandimet e OSBE-ODIHR


Drejtuar:

Z. Bashkim Fino, Bashkëkryetar

Z. Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë

Për dijeni:        Z. Saimir Tahiri

Ministër i Punëve të Brendshme

Shkëlqesisë së Tij, Ambasador Florian Raunig

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Shkëlqesisë së Saj, Ambasadore Romana Vlahutin

Delegacioni i Bashkimit Europian

Shkëlqesisë së Tij, Ambasador Donald Lu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkëlqesisë së Tij, Ambasador Hellmut Hoffmann

Republika Federale e Gjermanisë

Shkëlqesisë së Saj, Ambasadore Dewi van de Weerd

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës

 

  1. Marco Leidekker

Drejtues i Zyrës së Këshillit të Europës

 

Znj. Vasilika Laçi, Oficere Programi

Civil Rights Defenders

 

Nga:                Znj. Erida Skëndaj

Drejtore Ekzekutive

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Lënda:  Sugjerime të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, në kuadër të Reformës Zgjedhore

Të nderuar,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), që nga viti 1996, ka vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të zhvilluara në vendin tonë sepse mbrojtja dhe respektimi i të drejtës së votës ka qënë dhe është pjesë e misionit të KSHH-së, si një nga të drejtat themelore të shtetasve. Monitorimi i proçeseve zgjedhore është bazuar në parimet e Kopenhagenit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit zgjedhor në vendin tonë. Duke u bazuar në standartet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë kontributin e tij modest për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në vend.

KSHH përshëndet ngritjen e këtij Komisioni dhe shpreh angazhimin e tij për të qënë aktiv dhe kontribues në proçesin e diskutimit dhe debatit që do të zhvillohen për këtë çështje.

Në pikën II të vendimit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore parashikohet se ky Komision ka për detyrë hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor, për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR-it, për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe ato vendore të vitit 2015. KSHH po studion me vëmëndje tre Raportet e fundit të OSBE/ODIHR-it, për zgjedhjet e zhvilluara në vend në vitet 2011, 2013 dhe 2015, për arsye se, OSBE/ODIHR sugjeron që rekomandimet e bëra në raportet e vitit 2013 dhe 2015 duhen marrë parasysh së bashku me rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR-it të cilat mbeten ende për t’u trajtuar.

Në këtë letër menduam të shprehim disa mendime paraprake që kanë të bëjnë jo vetëm me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe me disa çështje të tjera që janë ngritur dhe që mund të jenë objekt diskutimi i këtij Komisioni ose më gjerë. Gjithashtu, në këtë letër janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat mund të shërbejnë për marrjen e masave nga organet kompetente për çështje që janë konstatuar në të kaluarën dhe që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. KShH vlerëson se marrja e këtyre masave në një kohë të hershme, do të lehtësonte proçesin dhe do të garantonte gjithashtu një respektim më të mirë të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lidhur me sa më sipër, na lejoni që, më poshtë të parashtrojmë disa sugjerime që mund të jenë objekt diskutimi dhe debati gjatë proçesit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

  1. Për herën e parë në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it shtrohet rëndësia e ndryshimit të ligjit, Kodit Zgjedhor, “në mënyrë që të lejojë caktimin e komisioneve jopartiake në të gjitha nivelet dhe në këtë mënyrë të depolitizohet administrimi zgjedhor”.

KSHH vlerëson se, OSBE/ODIHR-i e ka bërë këtë rekomandim, sepse politizimi i komisioneve zgjedhore ka penguar arritjen e standarteve sidomos në drejtim të paanësisë dhe pavarësisë që duhet të kenë ato, gjë që ka ndikuar negativisht në zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe standarteve ndërkombëtare që kërkohen për zgjedhjet demokratike.

Por a mund të realizohet plotësisht ky rekomandim në Zgjedhjet e 2017-ës? KSHH vlerëson se zbatimi i plotë i këtij rekomandimi do të ishte e vështirë. Vlerësojmë se ky rekomandim për Zgjedhjet e vitit 2017 mund të realizohet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ- në) dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të). Pengesë për zbatimin në të gjitha nivelet mund të jetë numri relativisht i lartë i anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV-ve) dhe grupeve të numërimit të votave dhe si rjedhojë zgjedhja e tyre do të kërkonte kohë. Kemi parasysh se edhe për këto nivele do të duhet të zbatohen kushtet dhe kriteret që përcaktohen në Kodin Zgjedhor. Veç kësaj, për herë të parë do të kemi komisione që nuk krijohen me propozimin e partive përkatëse politike dhe që do të kërkonte diskutime dhe debate gjithëpërfshirëse se, cili variant ose cila mënyrë do të ishte më e përshtatshme.

Në përfundim, KSHH sugjeron që, fillimisht, rekomandimi i mësipërm të zbatohej vetëm për KQZ-në dhe KZAZ-të sepse në fakt këto janë dy komisionet më të rëndësishme të administrimit zgjedhor që shqyrtojnë dhe vendosin për çështjet kryesore.

Mënyra e formimit dhe përbërja e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve nuk është unike. Zgjedhja e tyre në vende të tjera është e ndryshme. Por, siç duket, në vendin tonë, ashtu siç ka arritur në përfundim edhe OSBE/ODIHR-i, krijimi i komisioneve me propozimin e partive politike përkatëse (subjektet zgjedhore) ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në njëanshmërinë e tyre. Si rrjedhim, në mjaft raste qëndrimi dhe vendim-marrja e tyre ka qënë e politizuar.

Duke parashtruar këto mendime, nuk mund të përjashtohen qëndrimet e njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin edhe të KQV-ve dhe të grupeve të numërimit, por kjo mendojmë se mund të minimizohej, duke bërë edhe disa rregullime, ndryshime apo shtesa në dispozitat ku bëhet fjale për KQV-të dhe grupet e numërimit. Është e vërtetë se, grupet e numërimit janë të ngarkuar me numërimin e votave, proçes ky i rëndësishëm, por në rast kontestimi, vendos KZAZ-ja përkatëse.

  1. Zbatimi i sistemit elektronik do të ndihmonte:
  1. Në arritjen e standarteve që kërkohen;
  2. Në rritjen e besimit të subjekteve zgjedhore;
  3. Në shkurtimin e kohës për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ky sistem, siç dihet, dështoi gjatë përgatitjes për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013. Arsyet e dështimit dihen. Nuk e dimë nëse do të jemi në gjëndje për zbatimin e këtij sistemi në Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare të vitit 2017. A do të jetë ky një sistem pilot apo do të shtrihet në të gjithë vendin? Jemi të ndërgjegjshëm se vështirësitë që paraqet zbatimi i garantuar, i sigurt dhe i besueshëm i këtij sistemi nuk janë të pakta. Ato, edhe financiarisht kërkojnë fonde të konsiderueshme.

Kodi Zgjedhor në fuqi parashikon dispozita për zbatimin e sistemit elektronik në Tiranë dhe në Fier. KSHH do të sugjeronte që, kjo çështje të ishte një nga problemet e diskutueshme megjithëse në rekomandimet e fundit të OSBE/ODIHR-it nuk thuhet gjë.

  1. Në Zgjedhjet e fundit (2015), objekt diskutimi dhe debati në KQZ kanë qënë kërkesat për dorëheqje të kandidatëve pas miratimit të listave shumëemërore. KQZ-ja, siç thuhet edhe në raportin e vet, ka mbajtur dy standarte madje ka marrë edhe vendime që nuk parashikoheshin në ligj

KSHH vlerëson se, pas miratimit të listave shumëemërore, partitë politike (subjektet zgjedhore) nuk duhet të kenë të drejtë të tërheqin kandidatët e propozuar. Gjithashtu vlerësojmë se, mund të pranohet dorëheqja për arsye të ndryshme dhe zëvëndësimi në këto raste sugjerojmë të bëhet brenda tre ditëve nga miratimi i listave, por nga e njëjta gjini. Kështu mund të veprohej edhe në rast të vdekjes së kandidatit. KSHH vlerëson gjithashtu se, në këtë drejtim nuk duhet lejuar asnjë veprim pas përgatitjes së fletë-votimeve dhe shpalljes përfundimtare (në ambientet përkatëse) të listave proporcionale të kandidatëve. Këto çështje sugjerojmë të gjejnë pasqyrim në ligj gjë që do të parandalonte çdo keqinterpretim, abuzim apo cënim të ligjit.

  1. Respektimi i afatit të fillimit dhe mbylljes së fushatës zgjedhore vlerësojmë se është një element i rëndësishëm i mbarëvajtjes së proçesit Fillimi para kohe i fushatës në të kaluarën është shoqëruar me shpenzime të shumta, tensionim të atmosferës zgjedhore, diskriminimin e partive të vogla dhe kandidatëve të pavarur. KSHH vlerëson se, KQZ-së duhet t’i jepet e drejta të urdhërojë ndërprerjen e fushatës para datës së caktuar, edhe kur është rasti, të vendosë sanksione administrative.

Përsa i përket listës proporcionale, mendojmë që ajo të bëhet e njohur para fillimit të fushatës, gjë që të mundësojë njohjen e të gjithë kandidatëve nga votuesit.

  1. Sipas nenit 78 të Kodit Zgjedhor, njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të caktojnë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme vendet publike për afishimin e materialeve

KSHH sugjeron që, kjo detyrë të kryhet jo më vonë se një javë para fillimit të fushatës zgjedhore dhe hapësira e këtyre vendeve të jetë proporcionale duke patur parasysh subjektet zgjedhore.

  1. KSHH i vlerëson të drejta propozimet që të votojnë edhe shtetasit shqiptarë me banim jashtë Megjithatë mendojmë se, realizimi i kësaj të drejte mund të jetë i vështirë për Zgjedhjet e vitit 2017, për këto arsye:
  1. Së pari, nevojitet të bëhet regjistrimi i këtyre Shqiptarët janë të përhapur dhe me banim në shumë vende sidomos në Itali dhe Greqi.
  2. Së dyti, në Greqi një pjesë e emigrantëve kanë ndërruar Ata banojnë në ishuj, madje edhe në punë të zezë.
  3. Së treti, ligji i fundit për regjistrimin e emigrantëve synon më tepër për kryerjen e disa shërbimeve.
  4. Së katërti, kërkohet infrastrukturë e veçantë.
  5. Së pesti, votimi i tyre duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të mos krijojë dyshime për afishimin e materialeve propogandistike

Pavarësisht nga pengesat që mund të bëjnë të vështirë objektivisht ushtrimin e së drejtës së emigrantëve për të votuar në Zgjedhjet e vitit 2017, KSHH vlerëson se në kuadër  të reformës zgjedhore mund të bëhen ndërhyrjet përkatëse në Kodin Zgjedhor për të parashikuar të drejtën e votës së kësaj kategorie shtetasish, por duke parashikuar në dispozitat kalimtare të Kodit se, votimi i shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit realizohet duke filluar nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

  1. KSHH e shikon të nevojshme të theksojë se, në Kodin Zgjedhor duhet të bëhet e qartë se, të dënuarit me burg dhe të paraburgosurit mund të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare ndërsa në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kriteri bazë është banimi i përhershëm dhe jo qëndrimi i përkohshëm. Në zgjedhjet lokale ata mund të votojnë nëse institucioni ku ata ndodhen, përfshihet në zonën e qendrës së votimit ku ata figurojnë të regjistruar në Regjistrin e Gjëndjes Civile.

Këtë çështje e ka bërë të qartë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 40, dt. 16.11.2007, që i referohet edhe nenit 12 të Kodit Civil.

  1. Në raportin e OSBE/ODIHR-it trajtohet edhe fenomeni i blerjen e votës. Në Raportin për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013, OSBE/ODIHR rekomandon se ‘Institucionet e zbatimit të ligjit mund të rrisin përpjekjet për identifikimin, hetimin dhe ngritjen e akuzave për rastet e blerjes së votave’. Ndërkohë në raportin për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2015, OSBE/ODIHR rekomandon:

‘Nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemin e vazhdueshëm të blerjes së votës, si nëpërmjet edukimit të zgjedhësve ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim rikthimin e besimit në proçesin zgjedhor. Partitë politike mund të bëjnë një angazhim konkret dhe të vërtetë për të dënuar praktikat e blerjes së votës. Blerja e votës duhet të përcaktohet qartë në ligj dhe duhet të jetë subjekt i sanksioneve efektive në përpjestim më shkeljen e kryer’.

Në Kodin Penal parashikohen 12 dispozita ku sanksionohen forma të ndryshme të cënimit të lirisë së zgjedhjeve. KSHH mendon se mund të ashpërsohen masat e dënimit për nenin 328 të Kodit Penal, si për paragrafin e I-rë, por sidomos për paragrafin e II-të. Megjithëse, kryesorja për parandalimin e fenomeneve të tilla, siç dihet, nuk është ashpërsimi i masave penale. KSHH i sugjeron Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore të vlerësojë në mënyrë të veçantë këtë problem.

  1. KSHH vëren se, rekomandimin 7 në Raportin e OSBE/ODIHR-it të vitit 2015, i cili parashikon se ‘Vëmendje duhet t’i kushtohet shfuqizimit të dispozitës së Nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e prodhuara nga partitë politike të transmetohen në lajme’ e gjejmë edhe në raportet e mëparshme të OSBE/ODIHR-it. Si rrjedhim, ky rekomandim duhet të pasqyrohet në ndryshimet që do të pësojë Kodi Zgjedhor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se, neni i mësipërm ka favorizuar sidomos partitë e mëdha ndërsa ka diskriminuar partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur që kanë  patur mundësi mjaft të kufizuara. Ky nen pra ka krijuar pabarazi në propogandën zgjedhore që duhet të jetë proporcionale. Gjithashtu ky nen ka cënuar lirinë e medias pasi e ka vënë median elektronike nën diktatin e subjekteve zgjedhore.

  1. Sipas nenit 52 të Kodit Zgjedhor duhet bërë njoftim me shkrim i zgjedhësve në banesat e Në zgjedhjet e fundit kjo u bë pjesërisht madje këtë e bënë disa subjekte zgjedhore të interesuara. U pretendua se kjo ndodhi për mungesë fondi që duhej siguruar nga ministria që mbulon shërbimin e gjëndjes civile. Nëse këto pretendime janë të bazuara, KSHH mendon se kjo dispozitë ligjore duhet zbatuar.
  1. KSHH vëren se pika 6, e nenit 163, të Kodit Zgjedhor bie ndesh me barazinë e votës dhe ka karakter diskriminues në raport me kandidatët e tjerë. Është fjala për kandidimin njëkohësisht në disa zona zgjedhore, të kryetarëve të partive politike.
  1. Në nenin 122, pika 4, të Kodit Zgjedhor parashikohet se ”Kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ-së, tabelave të rezultateve të qendrave të votimit dhe kopje të Procesverbalit të Konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore…’. KSHH vlerëson se në këtë dispozitë duhet të parashikohet vënia në dispozicion e këtyre dokumentacioneve për të gjithë vëzhguesit, pra edhe për vëzhguesit vendorë. Kjo rekomandohet edhe në Raportin e OSBE/ODIHR-it të vitit 2015 (shih fq. 25 “Numërimi dhe shpallja e rezultateve”, Rekomandimi nr.23).
  1. KSHH vëren se një pjesë e komunitetit Rom dhe Egjiptian nuk janë pajisur as me pasaportë dhe as me kartë Si rrjedhim, ata nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës. Kjo ka të bëjë edhe me faktin nëse ata figurojnë ose jo të regjistruar në zyrat e gjëndjes civile. KSHH sugjeron që kjo çështje të shikohej nga qeveria dhe organet e qeverisjes vendore. Për mospajisjen e tyre me dokumente identifikimi pretendohet se kjo është rezultat i mungesës së të ardhurave financiare. KSHH e sjell këtë çështje në vëmendje, jo se ka lidhje me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor por për të sensibilizuar të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse për masat që duhet të merren për të adresuar pengesat që lidhen me ushtrimin e së drejtës së votës së komunitetit Rom dhe Egjiptian, me qëllim për të gjetur mundësinë që të ushtrojnë edhe ata të drejtën e votës (shih Rekomandimin nr. 25 të Raportit të OSBE/ODIHR-it të vitit 2011, fq. 35).
  1. KSHH vlerëson se, gjatë shqyrtimit të Rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, duhet të mbahet parasysh Rekomandimi 27 në Raportin e vitit 2013 sipas të cilit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor mund të parashikojnë akreditimin e përfaqësuesve të medias si të tillë dhe jo si vëzhgues (shih fq. 31 të Raportit).
  1. OSBE/ODIHR rekomandon në raportin për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013 se, ‘Vëmendje duhet të kushtohet për të sqaruar dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përkufizojnë aktet normative dhe akte të tjera që duhet të miratohen vetëm me një shumicë të cilësuar, si dhe për të harmonizuar përkufizimet e zbatueshme me Ligjin për Gjykatat Administrative’. KSHH vëren se, kjo është një çështje për të cilën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka patur shumë debate dhe diskutime në zgjedhjet e kaluara, si dhe vendimmarrja e këtij Komisioni është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor, duke pretenduar që vendimi i marrë nuk ka qenë akt normativ ose e kundërta. Për këtë arsye, KSHH sugjeron që kjo çështje në Kodin Zgjedhor të formulohet qartë për të mos i lënë shteg interpretimeve subjektive dhe të
  1. KSHH vëren se në dy raportet e fundit të OSBE/ODIHR-it është rekomanduar që dispozitat penale për shpifje duhet të shfuqizohen, duke i dhënë përparësi mjeteve juridike civile të hartuara, për të rivendosur reputacionin e dëmtuar. Vlerësojmë se këto rekomandime të përsëritura duhet të shqyrtohen
  1. OSBE/ODIHR-i në disa raporte adreson çështjen e regjistrimit të zgjedhësve të dubluar dhe sidomos për numrin e zgjedhësve që janë pa kod adrese të plotë. KSHH sugjeron që për realizimin e kësaj kërkese, të mos pritet faza e përgatitjes së listave Verifikimet për saktësimin e tyre të fillojnë qysh më parë.
  1. Në Rekomandimin 13 të OSBE/ODIHR-it (Raporti i vitit 2013, 29), thuhet që edhe për KQV-të dhe grupet e numërimit të votave të vendosen kuota gjinore. KSHH mendon se edhe ky rekomandim është i nevojshëm të shqyrtohet sidomos për KQV-të.
  1. Në Rekomandimin 24 të Raportit të OSBE/ODIHR-it të vitit 2013 (fq. 30), kërkohet të shkurtohet afati i gjykimit të çështjeve parazgjedhore nga Kolegji Zgjedhor. KSHH vlerëson se, ky rekomandim duhe të gjejë pasqyrim në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, duhet të gjejë pasqyrim edhe detyrimi i publikimit të të gjitha vendimeve të këtij Kolegji.
  1. KSHH vlerëson se janë të rëndësishme gjithashtu edhe Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it 25 dhe nr. 26 (fq 30 dhe 31) në Raportin për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013, përkatësisht si vijon:

Rek. 25. Gjykata Kushtetuese duhet të mos refuzojë në mënyrë të papërshtatshme juridiksionin për rishikimin e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor dhe të vendimeve të parlamentit për shkeljen e garancive kushtetuese të procesit të rregullt ligjor; ligji duhet të parashikojë afate të përshpejtuara për paraqitjen dhe gjykimin e kërkesave që kanë lidhje me zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.

Rek. 26. KQZ-ja mund t’i kushtojë vëmendje miratimit të akteve nënligjore të cilat do të krijonin për depozitimin dhe gjykimin e ankesave që kanë të bëjnë me fushatën për komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve, duke parashikuar juridiksion dhe afate të qarta.

  1. Në disa Raporte të OSBE/ODIHR-it janë evidentuar dhe kritikuar disa fenomene negative në ditën e votimit siç janë: votimi familjar, moskqyrja nëse zgjedhësi është timbrosur ose jo, moskontrollimi i dokumentit të Shkeljet e mësipërme kanë të bëjnë me cënimin e parimit të fshehtësisë së votës, mundësinë e votimit dy herë ose votimit të një personi për një zgjedhës që mund të jetë jashtë shtetit. Përgjegjësia ligjore është e KQV-së dhe veçanërisht, e anëtarëve të KQV-së ta ngarkuar me zbatimin e detyrave të mësipërme. Sugjerojmë që ky propozim të reflektohet në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
  1. Në Raportin e vitit 2011 të OSBE/ODIHR-it (shih Rekomandimin nr 17, 34) rekomandohet se: ”Vëmëndje mund t’i kushtohet identifikimit të zgjedhësve që dihet se banojnë jashtë shtetit”. Në kushtet kur në përgatitjen e listave të zgjedhësve përfshihen edhe ata që banojnë jashtë shtetit, realizimi i këtij rekomandimi ka disa vështirësi. Megjithëatë, në këtë drejtim mund të udhëzohen zyrat e gjëndjes civile (organet e qeverisjes vendore) që të kryhet një identifikim i tillë edhe pse mund të mos jetë i plotë.
  1. Në një nga Rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it të vitit 2011 (shih Rekomandimin 24, fq. 35) thuhet se: ”Duhet të ekzistojë mundësia që vendimet e KQZ-së lidhur me tabelat e nxjerrjes së rezultateve të kundërshtohen direkt përpara një trupe gjyqësore se sa përpara vetë KQZ-së”. KSHH vlerëson se ky rekomandim është i nevojshëm të shqyrtohet dhe të gjejë pasqyrim në Kodin Zgjedhor, sepse në Pikën 4, të nenit 23, të këtij Kodi thuhet: ”Vendimi i KQZ-së për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit të Zonës Zgjedhore, sipas këtij neni mund të ankimohen po në KQZ…”.
  1. Lidhur me nenin 85/1 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton mënyrën e formimit të Bordit të Monitorimit të Medias, KSHH sugjeron se në përzgjedhjen e këtij Bordi, të përcaktohen disa kritere që kanë të bëjnë me paanshmërinë, aftësinë profesionale dhe integritetin e kandidatit
  1. Nëse KQZ-ja nuk do zgjidhet nga kandidatët e propozuar nga partitë përkatëse parlamentare të mazhorancës dhe opozitës (shih nenet 14, 15 dhe 16, të Kodit Zgjedhor), KSHH vlerëson se duhet të rishikohet edhe neni 26, i Kodit Zgjedhor që parashikon përfaqësimin e subjekteve zgjedhore në KQZ (partive politike ose koalicioneve të tyre). KSHH mendon se ky nen duhet të Mbledhjet e KQZ-së si rregull duhet të jenë të hapura. Në to mund të marrin pjesë përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues, media, etj., por ata nuk duhet të kenë të drejtë të flasin, të ndërhyjnë, të bëjnë pretendime, etj. Vendimet e KQZ-së mund të atakohen nga subjektet që u njihet kjo e drejtë.
  1. KSHH vlerëson se nëse nuk zbatohet sistemi elektronik, nuk ka arsye që të vazhdojnë të ngelen në fuqi dispozita që dihet se nuk do të E themi këtë se këto dispozita janë të shumta megjithëse bëhet fjalë vetëm për zbatimin pilot të këtij sistemi (Tiranë dhe Fier).
  1. Në vendimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore parashikohet se ky Komision do të zhvillojë konsultime dhe seancë diskutimi me partitë politike joparlamentare, të interesuara për reformën zgjedhore, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë më shumë se 1 për qind të votave në shkallë vendi, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në procesin Konsultime dhe dëgjesa publike do të zhvillohen edhe me kërkesë të palëve dhe me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe institucione shtetërore që luajnë një rol në procesin zgjedhor. KSHH mendon se, Komisioni i Posaçëm do të duhej t’i kushtonte vëmendje edhe konsultimit dhe thithjes së mendimeve nga vetë zgjedhësit, të cilët janë drejtpërdrejtë të interesuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe, në veçanti për respektimin e standarteve. Do të sugjeronim gjithashtu, që projekt ndryshimet e përgatitura nga Komisioni i Posaçëm të publikoheshin në faqen e Internetit të Kuvendit dhe të azhornohen në mënyrë të vazhdueshme, në përputhje me dinamikat e ecurisë së punës së këtij Komisioni. Marrja e mendimeve, propozimeve dhe kritikave që zgjedhësit mund të kenë për këto projekt- ndryshime, do t’i shërbente sensibilizimit të zgjedhësve dhe transparencës së ktij proçesi.
  1. Nëse formula për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së do të ndryshonte dhe rrjedhimisht do të kishim një riformatim të këtij institucioni, në krahasim me KQZ-në ekzistuese, përvoja e KQZ-së së re do të jetë relativisht më e paktë, ndërsa detyrat që duhet të kryejë do të jenë të Kemi parasysh gjithashtu edhe Ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, që ngarkon atë (KQZ- në) edhe me një detyrë të re që nuk e ka patur më parë: me verifikimin e kushteve për moskandidim dhe moszgjedhje në përputhje me ligjin e mësipërm (shih nenin 10 të ligjit). Për këtë arsye, KSHH sugjeron që Kodi Zgjedhor të miratohej në kohën e duhur, për të mos vështirësuar ose për të mos e bërë jo-cilësore zbatimin e kompetencave të KQZ-së.

Veç kësaj, një KQZ e re do të duhej që paraprakisht të trajnohej, sepse nuk do të mjaftonte vetëm njohja me ligjin. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për KZAZ-të.

  1. Sipas nenit 116 të Kodit në fuqi (pika 5) KSHH sugjeron që ashtu si përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore që u jepet e drejta të bëjnë vërejtje ose të kontestojnë mospërputhje në numërimin e votave, e njëjta e drejtë t’u jepet edhe vëzhguesve vendorë. Në fund të fundit është KZAZ-ja që ajo do të vendosë. Kjo e drejtë mendojmë se duhet t’u jepet edhe në rastet e parashikuara nga neni 118, i Kodit
  1. Në nenin 101, pika 2, të Kodit Zgjedhor thuhet se: ”Anëtarët e KQV-ve, në prani të vëzhguesve marrin vendim për hapjen e votimit dhe e nënshkruajnë atë”. KSHH sugjeron që për vëzhguesit të saktësohet në Kod: ”vëzhgues të subjekteve zgjedhore dhe vëzhgues vendas”. Veç kësaj, sugjerojmë gjithashtu se në këtë vendim nuk ka arsye ligjore që të nënshkruajnë Nëse ata do të kenë ndonjë vërejtje ajo të shënohet në protokollin ose proçesberbalin përkatës.
  1. Sipas nenit 24 të Kodit Zgjedhor, vendimi për shpërndarjen e mandateve duhet të bëhet me votim të cilësuar (d.m.th. 5 anëtarë të KQZ-së duhet të votojnë pro). Në Kodin Zgjedhor mendojmë se duhet të parashikohet si do të zgjidhet ngërçi që mund të ndodhë nëse nuk arrihet kjo shumicë në vendimmarrjen e KQZsë. Do të sugjeronim që për shpërndarjen e mandateve në një rast të tillë të vendoste Kolegji Si rregull, nuk ka arsye që të mos e vendosë vetë KQZ-ja sepse këtë gjë e zgjidh neni 75, pika 2, e Kodit Zgjedhor ku thuhet se: “numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjestuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore”. Megjithatë, vlerësojmë se Kodi Zgjedhor duhet të jetë më i qartë dhe më i saktë për këtë çështje.
  1. Lidhur me grupet që kanë statusin e pakicës kombëtare, në tre Raportet e OSBE/ODIHR-it (2011, 2013, 2015) thuhet se mungojnë të dhënat e sakta mbi këto pakica (shih përkatësisht 19, 20, 21). Në Raportin e OSBE/ODIHR-it të vitit 2015 thuhet se: ”Disa kandidatë shprehën pakënaqësi se mediat kryesore i kushtuan pak vëmëndje partive të pakicave kombëtare” (shih fq. 20).

Në Raportin e OSBE/ODIHR-it të vitit 2013 thuhet se: ”Ligji nuk lejon përdorimin e gjuhëve të tjera në reklamat televizive të ndryshme nga gjuha shqipe e cila ishte interpretuar nga një stacion televiziv lokal që të përfshijë spotet për fushatën zgjedhore” (shih fq. 21). Për këtë çështje ky raport i referohet nenit 32/5 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, ku thuhet se ato (pakicat kombëtare) kanë të drejtë: “të përhapin dhe shkëmbejnë informacione në gjuhën amëtare dhe të mund të disponojnë këto informacione”.

KShH vlerëson se duhet të mbahen parasysh çështjet që trajtohen në Raportet e mësipërme. Vlen të përmendet gjithashtu se, në Raportin e OSBE/ODIHR-it të vitit 2011 thuhet se: “Shqipëria është palë në Konventën kuadër të KE-së për mbrojtjen e pakicave kombëtare por nuk e ka firmosur Kartën Europiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave” (shih fq. 20).

Së fundmi, dëshirojmë tju përcjellim konsideratat më të larta për punën Tuaj, duke shprehur angazhimin tonë të plotë për të bashkëpunuar dhe kontribuar me sugjerime të mëtejshme në të ardhmen.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin! Erida Skëndaj

Drejtore Ekzekutive


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit