TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
  • PUBLIKIME
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
  • ORGANET NDIHMËSE TË VETTINGUT VAZHDOJNË TË JENË JOTRANSPARENTE NDAJ OPINIONIT PUBLIK
10/12/2019
Friday, 08 December 2017 / Published in Gjyqesori - Deklarata & Njoftime, Njoftime

ORGANET NDIHMËSE TË VETTINGUT VAZHDOJNË TË JENË JOTRANSPARENTE NDAJ OPINIONIT PUBLIK

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë po vijon monitorimin e veprimtarisë verifikuese të organeve ndihmëse të ngarkuara me kompetenca për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies.

KShH, në përgjigje të kërkesave të drejtuara në 9 Gusht 2017, ka siguruar informacion të pjesshëm dhe sipërfaqësor nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), si dhe nuk ka mundur të sigurojë asnjë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në proces të hartimit të rregullave më të detajuara të vlerësimit profesional të gjyqtarëve.

Nisur nga rëndësia që ka procesi i informimit të publikut në emër dhe interes të të cilit po realizohet reforma në drejtësi, në Tetor 2017, KShH ka ripërsëritur kërkesat për informacion të përditësuar ndaj të gjitha institucioneve të sipërpërmendura. Edhe pas kësaj kërkese të dytë, vërejmë se institucionet (ILDKPKI, DSIK dhe Prokuroria e Përgjithshme) nuk kanë treguar transparencë të plotë, duke iu shmangur informimit e duke ia kaluar këtë kompetencë vetëm organeve përgjegjëse të vettingut, nuk kanë dhënë informacion pa referuar bazë ligjore për disa nga çështjet e kërkuara apo përgjigja e dhënë për disa pika të kërkesës sonë është jo e drejtpërdrejtë dhe sipërfaqësore, si dhe me vonesë në raport me afatin ligjor të detyrueshëm për informim.

Ritheksojmë se, në çdo kërkesë për informacion, KShH nuk ka kërkuar të njihet me të dhënat personale të subjekteve që i janë nënshtruar verifikimeve prej këtyre institucioneve apo me informacione me karakter konfidencial, sipas kritereve ligjore.

Në këto kushte, në zbatim të Ligjit “Për të drejtën e informimit”, KShH është ankuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDhP), me qëllim konstatimin e cënimit të së drejtës së informimit dhe urdhërimin e autoriteteve të mësipërme për dhënien e informacionit të kërkuar. Aktualisht, jemi ende në pritje të vendimmarrjes së KMDhPDI-së, në funksion të respektimit të së drejtës kushtetuese për t’u informuar dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së organeve publike, me ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e procesit të vettingut.

KShH është i vendosur në misionin e tij për të kërkuar transparencë të plotë nga organet publike që lehtësojnë procesin e vettingut, brenda afateve të arsyeshme duke synuar cilësi e profesionalizëm. Transparenca e të gjitha institucioneve përgjegjëse për procesin e vettingut qysh në këtë fazë do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit të duhur të qytetarëve, të cilët kanë një rol kardinal në denoncimin e fakteve të besueshme për gjyqtarë apo prokurorë ose për të kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke shprehur vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive të gjyqtarëve apo prokurorëve të caktuar.

  • Tweet

What you can read next

17.8% e vendeve në Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe të Apelit rezultojnë me vakanca të përkohshme ose të përhershme
Njoftim per shtyp mbi ecurinë e deritanishme të monitorimit të procesit zgjedhor
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë konstaton shkelje për të drejtën e jetës për shkak të mos diagnostikimit të sëmundjes ose mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen si dhe detyrimin e Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi Tiranë për shpërblim të dëmit pasuror dhe jo pasuror.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

recent posts

  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën ligjore “ANTI-KÇK”

    Organizatat e shoqërisë civile janë njohur me a...
  • Kërkohet transparencë, konsultim gjithëpërfshirës dhe respektim i Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paketën speciale “ANTI-KÇK”

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njoh...
  • Deklaratë

    Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje ...

Eventet Kalendarike

<
< 2019 >
September
>
Month
Month
List
Week
Day
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2018 Të gjitha të drejtat të Rezervuara

TOP