STAFI

Erida Skëndaj

Drejtoreshe Ekzekutive

Erida Skëndaj was appointed in February 2016, at the position of “Executive Director” of Albanian Helsinki Committee by the highest decision making body of the organization, respectively General Assembly. Graduated in 2006 with the title “Jurist” and in 2011 with the title “Master of Science in Criminal Science” at the Faculty of Law, University of Tirana. On 2008 was licensed as a Lawyer and in the same year joined the executive staff of the Albanian Helsinki Committee, as a lawyer and advocate specialized mainly in criminal law and human rights, by providing legal services to vulnerable groups (especially towards citizens deprived of their liberty), monitoring the institutions of the criminal justice system and elections, etc. In 2014 she was named “Lawyer Advisor”, part of the civil service of the Albanian Parliament, being engaged in the Committee on Legal Affairs, Public Administration and Human Rights to review the draft laws on issues of their compatibility with the Constitution and international acts and aspects of the legislative technique. In the beginning of 2015, was appointed as legal coordinator of the Technical Secretariat of the Judiciary Group, attached at the Ad Hoc Parliamentary Committee on Justice System Reform. The new engagement in AHC at the position of executive director, started de facto in the beginning of April 2016 and is consisting since that time mainly at the management of the executive staff and projects implemented by the organization in the field of Human Rights, Rule of Law (especially for Election, Anti-Corruption and Justice System), legal representation of the organization in relation with third parties (such as in media, international forums and activities, representation of organization as a Human Right Advocate for cases represented before Constitutional Court, Strasbourg Court and domestic courts also), providing legal opponent opinions for the draft laws that violates human rights and rule of law in Albania, etc. An important contribute for such position has been in providing legal expertise or legal quality assurance of study reports and think tank papers published by AHC in the field of Justice System, Human Rights, Anti-Corruption and Election’ Monitoring. Since the beginning of her carrier, Erida is author and co-author in the preparation of certain number of publications, research studies, reports and legal articles in the field of human rights, justice and judiciary institutions, corruption and impunity, concerning immunity and referendums.

Niazi Jaho

Këshilltar Ligjor

Ai mbaroi shkollën e tij të mesme në Gjirokastër dhe e shkollën e lartë në Tiranë. Në prill të vitit 1942 ai u arrestua në Tiranë për veprimtarinë antifashiste. Mori pjesë në Luftën Nacionale dhe është një veteran lufte. Diplomuar per Juridik në Bashkimin Sovjetik. Pas mbarimit te studimeve te tij në Universitetin e Leningradit ai u kthye në Shqipëri dhe fillimisht ka punuar në organet gjyqësore, por më pas ai u sulmua nga regjimi komunist dhe u shkarkua dhe u internua. Në vitin 1990 ai u kthye në Tiranë dhe në vitin 1991 ka publikuar disa ese për çështje të ndryshme të tilla si probleme kushtetuese, çështjet e burimeve njerëzore dhe të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e duhur dhe aplikimin e koncepteve të legjislacionit në gazetat përditshme të kohës.

Erida Idrizi

Menaxhere Finance

Prej muajit Janar 2023, Komitetit Shqiptar të Helsinikit i është bashkuar znj.Erida IDRIZI në rolin drejtues si “Menaxhere Finance”. Znj.IDRIZI ka kryer studimet në degën Financë – Kontabilitet, profili Kontabilitet dhe Auditim, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës në vitin 2010. Gjithashtu, ka vijuar me tej me studimet Master në Administrim Biznes, profili Menaxhim. Përpos universitetit, znj.Idrizi ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme trajnime akademike dhe profesionale, duke u çertifikuar në SKK, SNK, Legjislacion Fiskal dhe Tregëtar, Kontabilitet i avancuar, Fiskalitete etj. Znj.IDRIZI ka mbi 10 vite eksperiencë, ne finance, duke punuar në kompani të industrive të ndryshme.

Servete Ҫeka

Paraligjore/Asistente Projekti

Është diplomuar nga Univeristeti i Tiranës në degën Drejtësi me rezultate të shkëlqyera si studente e ekselencës. Aktualisht po ndjek studimet pranë të njejtit Universitet në Master të Shkencave në të Drejtë Civile. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile prej disa vitesh tashmë dhe ka një fokus të veҫantë në të drejtat e njeriut. Ka qenë pjesë e internshipeve me organizata të ndryshme, ku përfshihet NDI Albania dhe Vish Këpucët e Mia si dhe gjatë vitit të dytë të studimeve në Drejtësi u përzgjodh nga Ambasada Amerikane për të zhvilluar një program shkëmbimi në North Central College gjatë vitit akademik 2018-2019, ku u njoh më shumë me sistemin common law si dhe pati mundësinë të kontribuojë ne aktivitete në shërbim të komunitetit. Ka marrë pjesë në konkurse dhe konferenca të ndryshme me Fakultetin e Drejtësisë si dhe është angazhuar si pjesë e Bordit të ELSA Albania për vitin akademik 2020-2021. Ka nisur angazhimin e saj pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit që nga muaji Mars 2021.

Ardita Kolmarku

Juriste/Menaxhere Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe është diplomuar si “Student i shkëlqyer” në Master i Shkencave në e Drejtë Penale. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar në trajnime, konferenca dhe ka kontribuar si bashkëautore në ese akademike. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e internshipit pranë KShH prej Shtator 2017 – Dhjetor 2017. Prej muajit Janar 2018 është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në funksionin e paralegal pranë Klinikës Ligjore të KShH, si dhe ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e shtetasve të dënuar/të paraburgosur, shtetasve me çrregullime të shëndetit mendor, ngritja dhe monitorimi i funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ofrimin e asistencës ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar organeve të vettingut, sensibilizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike ndaj qytetarëve etj. Aktualisht po ofron kontributin e saj modest si Asistent Avokate pranë KShH.

Erdion Maçolli

Avokat në Klinikën Ligjore

Z.Maçolli është diplomuar në vitin 2016, me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pasi ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë është pajisur me liçencën e ushtrimit të profesionit të Avokatit. Krahas ushtrimit të këtij profesioni, është angazhuar si ekspert në disa projekte të zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, me fokus sistemin e Drejtesisë dhe programet për të rinjtë. Aktualisht është Pedagog i jashtëm pranë Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, për lëndën "E Drejta Penale, pjesa e posaçme" dhe ka kontribut aktiv në fushën e kërkimit shkencor, me fokus të drejtën penale, ku është autor dhe bashkë-autor në disa botime. Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Korrik si Avokat i Klinikës Ligjore Falas, për grupet e njerëzve në nevojë.

Anda Kruetani

Asistente Projekti

Ka studiuar Shkenca Poltike dhe Marrdhёnie Ndёrkombёtare ne Universitetin Epoka pёrgjatё viteve 2016-2019, ku ёshtё diplomuar me nderime tё larta si studente e ekselencёs. Gjithashtu, ka qёnё dhe valedictorian e fakultetit tё saj nё ceremoninё e diplomimit. Në periudhën Janar-Korrik 2020, ka zhvilluar praktikën profesionale pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku më pas u punësua me kohë të pjesshme. Prej Tetor 2020 mban pozicionin e Asistentes së Projekteve, ku asiston në implementimin dhe koordinimin e projekteve të ndryshme. Paralelisht ndjek studimet Master pranё Universitetit Epoka.

Enegrida Bënja

Asistente Projekti

Është diplomuar pranë Univeristetit të Tiranës në degën Drejtësi me rezultate të shkëlqyera. Aktualisht po ndjek studimet pranë të njejtit Universitet në Master të Shkencave në të Drejtë Civile. Gjatë jetës së saj studentore ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme të organizuara nga Fakulteti i Drejtësisë si dhe ka qënë pjesë e Bordit të ELSA Albania, si Zëvendës Presidente për Gjyqet Simuluese. Nëpërmjet angazhimeve të shumta përtej studimeve ka zhvilluar një interes të veçantë në fushën e të drejtave të njeriut. Prej vitesh është pjesë e shoqërisë civile edhe si vullnetare në organizata të ndryshme rinore.

Postime

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit