TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • 3 Maj, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias!
05/05/2025
0
Wednesday, 03 May 2023 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

3 Maj, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është i angazhuar të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, respektimi i të cilave është garanci për të pasur një media të lirë e të pavarur. Gazetarët gëzojnë jo vetëm të drejtën e lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën për punësim, kushte të duhura në punë, mbrojtje nga censura dhe vetëcensura, mbrojtje nga diskriminimi, mbrojtje nga sulmet fizike apo verbale, etj. Në rast të proceseve gjyqësore, atyre duhet t’u garantohet akses efektiv në organet e drejtësisë dhe një proces i drejtë e i paanshëm.
Shqipëria, sipas indeksit botëror të lirisë së shtypit të publikuar ditën e sotme (3 Maj 2023) nga Reporterët pa Kufij, pavarësisht se është ngjitur me shtatë vende, nga vendi 103 (vitin e kaluar) në vendin e 96 (këtë vit), sërisht mbetet vendi i fundit i renditur në Ballkanin Perëndimor (nga 6) dhe i dyti në të fundit në Evropë (nga 40 vende në zonën Bashkim Evropian -Ballkan). Rezultati i Shqipërisë nuk është rritur ndjeshëm sipas kësaj organizate, gjë që tregon se ngjitja me 7 vende mund t’i atribuohet pjesërisht rënies së lirisë së medias në vende të tjera të botës.
Sa i përket mjedisit politik, sulmet verbale ndaj gazetarëve ishin problem veçanërisht në pjesën e parë të vitit. Por gazetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për ndikimin negativ të centralizimit të fundit të komunikimit të qeverisë dhe partisë që ka mazhorancën qeverisëse. Në shtator të vitit të kaluar, prokuroria kufizoi në mënyrë disproporcionale mbulimin mediatik të një sulmi kibernetik kundër institucioneve shqiptare. Tërheqja e nëntorit ndaj “paketës anti-shpifje” nga axhenda parlamentare ishte pozitive për lirinë e medias. Sa i përket sigurisë së gazetarëve, në vitin 2022 ka pasur më shumë sulme ndaj gazetarëve se në vitin 2021, por policia perceptohet se po bën përpjekje për të hetuar me shpejtësi sulmet ndaj gazetarëve dhe po zbatojnë masa disiplinore për rastet që përfshijnë oficerë të zbatimit të ligjit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nxit aktorët e shoqërisë civile të reagojnë në rast të shkeljes së të drejtave të gazetarëve, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmë ligjore falas ndaj punonjësve të medias që përballen me shkelje në ambientin e tyre të punës.

Ky material realizohet në kuadër të zbatimit të projektit që Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Komiteti i Helsinkit në Serbi, Komiteti i Helsinkit në Maqedoni, Komitetit i Helsinkit në Bosnjë Hercegovinë po zbaton mbi “Sfidimi i tkurrjes së hapësirave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor” mbështetur nga Austausch e.V. dhe Civic Solidarity Platform .

  • Tweet

What you can read next

KShH përcjell sinjalizimin mbi keqinformimin dhe presionin e ushtruar ndaj disa qytetarëve në Bashkinë Elbasan, për leximin e votës nga të tretët, të ushtruar me sistemin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik
Disa mendime dhe sugjerime të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për projektligjin “Për Ndihmën Juridike”
DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit