Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja Drejtuese të Drejtësisë” i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga Save the Children dhe financuar nga Bashkimi Evropian shpall thirrjen publike për ekspertë për realizimin e një videoje ndërgjegjësuese.
Tematika e këtij spoti, ka të bëjë me pasqyrimin e gjetjeve të KSHH gjatë monitorimit të Institucioneve të Reja të Qeverisjes të Drejtësisë.
Video duhet të jetë:
- Në formatin grafik, animacion dhe tekst. Tekstet do të dërgohen nga ne për t’u bërë pjesë e videos;
- Skenari do të bëhet në bashkëpunim me KSHH;
- Video duhet të jetë 2 -3 minuta e gjatë;
Të interesuarit të dërgojnë një ofertë financiare, së bashku me CV dhe një listë me video të ngjashme (linqe të produkteve tuaja) deri në datën 19 Prill 2019.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al. Vetëm subjekti / eksperti i përzgjedhur do të njoftohet për të vijuar me lidhjen e kontratës dhe realizimin e spotit me anë të e-mailit.