Rritja e Ndërgjegjësimit të rinisë kundër radikalizimit në Ballkanin Perëndimor

Një projekt Rajonal i financuar nga SlovakAid dhe bashkëfinancuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

 Shtator 2018 – Nëntor 2019

Qëllimi dhe objektivat e projektit: Rritja e ndërgjegjësimit të rinisë kundër radikalizmit përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe kohezionit social (dialogjet ndërfetare, ndëretnike dhe ndërkulturore). Ky projekt ka ambicie për të kontribuar në adresimin e radikalizimit të të rinjve i cili është problem në Ballkanin Perëndimor tashmë prej disa vitesh. Ideja kryesore e projektit është mobilizimi i të rinjve aktivë, të cilët janë të interesuar në përmirësimin e jetës së të rinjve në komunitetet e tyre përmes adresimit dhe advokimit kundër radikalizimit.

  • CATEGORY
  • TAGS