Së bashku me avokatët e rinj, të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të luftuar rastet e mashtrimit dhe korrupsionit”, financuar nga Ambasada Britanike në Shqipëri

Maj 2017 – Mars 2018

Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Nëpërmjet këtij projekti, KShH synon të aktivizojë dhe fuqizojë një rrjet avokatësh të rinj për vëzhgimin dhe mbrojtjen gjyqësish të të drejtave dhe lirive të njeriut, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve që synojnë të rrisnin ndëshkueshmërinë e veprave penale të mashtrimit dhe në fushën e korrupsionit si dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të këtij projekti, janë realizuar 1 trajnim dhe 6 sesione trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të rrjetit të avokatëve të rinj. Janë nisur të trajtohen 3 çështje nga 4 avokatë të rinj, të cilat do të finalizohen pas përfundimit të projektit, në rrugë administrative ose gjyqësish. Avokatët e rrjetit janë përfshirë aktualisht në një proces monitorimi në komisariatet e policisë, në kuadër të projektit të OSI Budapest

  • CATEGORY
  • TAGS