Për më shumë fuqizim të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri
Janar 2014- Dhjetor 2014
Objektivat e projektit kanë qenë:
Parandalimi, reduktimi dhe lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit në stacionet e policisë dhe institucionet e mbyllura;
Forcimi i monitorimit të jashtëm dhe të pavarur të instrumenteve të jashtëm në institucionet e mbyllura dhe rrjetëzimi i aktorëve që operojnë në këtë fushë;
Për të kontribuar për një respektim më të mirë të të drejtave të njeriut janë realizuar 40 misione monitorimi, është përgatitur një raport përmbledhës dhe është lobuar vazhdimisht në institucionet kryesore të tilla si Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Policisë së Shtetit, etj… dhe janë marrë në konsideratë rreth 90% e rekomandimeve të përcjella pranë këtyre institucioneve.
- CATEGORY
- TAGS