Të veprojmë në nivel rajonal për një respektim më të mirë të personave me problem të shëndetit mendor

Mars 2015- Mars 2016

Objektivat e projektit kanë qenë:

Rritja pjesëmarrjes së shoqërisë civile në reformën legjislative dhe hartimin e politikave lidhur më shëndetin mendor dhe të sigurojë implementimin e brendshëm të standardeve ndërkombëtare;

Të bëj të mundur bashkëpunimin e shoqërisë civile si një aktorë i vetëm në vendet e Ballkanit për të mbështetur njerëzit me problem të shëndetit mendor për të ushtruar të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët;

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti janë zhvilluar 8 misione monitorimi të përbashkëta nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Serb i Helsinkit, Komiteti Maqedonas i Helsinkit dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës  në institucionet ku qëndrojnë personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kryesisht në spitalet psikiatrike, por dhe në shtëpitë mbështetëse dhe burgje. Si një nismë rajonale, është hartuar dhe një raport monitorimi rajonal në gjuhët përkatëse https://ahc.org.al/web/images/publikime/al/RAPORT%20MONITORIMI%20RAJONAL.pdf ,ku janë pasqyruar gjetjet dhe rekomandimet kryesore për çdo shtet dhe në nivel rajonal.

  • CATEGORY
  • TAGS