Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri”, financuar nga Ambasda Britanike nëpërmjet projektit Justice 4All/USAID, shpall thirrjen publike për subjekt/ekspert për prodhimin e një video ndërgjegjësuese. Tematika e videos do të jetë “Asistencë Ligjore për rastet e shkeljes së të drejtave të gazearëve në vendin e punës”.
Video duhet të përmbajë këto elementë:
- Filmime (plane jashtë)
- Grafikë, tingull, animacion dhe tekst
- Video duhet të jetë 60-90 sec. e gjatë
Skenari do të bëhet në bashkëpunim me KShH.
Të interesuarit të dërgojnë një ofertë financiare, së bashku me CV dhe një listë me video të ngjashme (linqe të videove të prodhuara) deri në datën 10 gusht 2019 në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al.