Garantimi i mirëfunksionimit të sistemit të ofrimit të ndihmës juridike parësore, nëpërmjet monitorimit të ngritjes dhe veprimtarisë së mekanizmave përgjegjës

Mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)

Kohëzgjatja e projektit: Nëntor 2019 – Korrik 2020

Qëllimi i këtij projekti është rritja e përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve përgjegjëse dhe aktorëve të përfshirë në mekanizmin e ofrimit të ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, si dhe promovimi dhe sensibizilimi i komunitetit mbi garantimin e të drejtës së aksesit në drejtësi që reflekton ligji nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” dhe aktet nënligjore të tij. Objektivat specifikë të projektit janë: a) Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit lidhur me standartet dhe mekanizmat e rinj ligjore të ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, në përputhje me ligjin nr.111/2017 dhe aktet nënligjore të lëshuara në zbatim të tij. b) Garantimi dhe rritja e efiçencës dhe efektivitetit të ofrimit të ndihmës juridike parësore në mënyrë profesionale dhe cilësore nga ana e institucioneve/aktorëve përgjegjës. Kjo nisëm do të shtrihet në 8 qytete të vendit, konkretisht: Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Fier, Korçë dhe Dibër.

Rezultatet: KShH ka angazhuar 2 ekspertë për hartimin e 1 metodologjie proaktive, me qëllim monitorimin e shërbimeve të ofruara në kuadër të ndihmës juridike parësore. Grupi i vëzhguesve të KShH-së i përbërë nga 2 juristë, ka realizuar 4 misione monitorimi në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Është marrë takim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, 11 organizata jofitimprurëse, 2 qendra të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike parësore (të ngritura nga ana e QNLQ, me mbështetjen e PNUD), 2 Klinikat e Ligjit të OSFA dhe Zyrën e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë. Këto takime kanë si qëllim monitorimin e procedurave të ngritjes dhe funksionimit të tyre. Gjetjet dhe konstatimet e misioneve të monitorimit reflektohen në mënyrë periodike në faqen e dedikuar të FB “Për një sistem efektiv drejtësie”.

Në vijim do të realizohen dhe 12 misione monitoruese, në qytetet e tjera të përcaktuara. 3 raporte të ndërmjetme do të publikohen në të cilat do të reflektohen të dhënat dhe gjetjet e konstatuara gjatë procesit të monitorimit të deritanishëm dhe rekomandimet përkatëse për institucionet kompetente.

 

  • CATEGORY
  • TAGS