Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Aktivitete edukative të bazuara në vlera, për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të rinjtë në Shqipëri”, mbështetur nga Hedayah dhe financuar nga Bashkimi Evropian., shpall thirrjen publike për subjekt/ekspert për prodhimin e një video ndërgjegjësuese.
Tematika e këtij spoti, i cili do të transmetohet në TV, ka të bëjë me promovimin e tolerancës fetare dhe dialogut ndërfetar për parandalimin e ekstremizmit, vlera thelbësore të shoqërisë sonë.
Videospoti duhet të jetë përfshijë:
- Intervista/mesazhe të shkurtra promovuese nga liderët fetare
- Elementë grafikë, animacion dhe titra
- Elementë tingulli (sfond)
- Skenari do të bëhet në bashkëpunim me KSHH
- Video duhet të jetë rreth 90 sekonda e gjatë.
Të interesuarit të dërgojnë një ofertë financiare, së bashku me CV dhe një listë me video të ngjashme (linqe të produkteve tuaja) deri në datën 15 Korrik 2020, në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al.