Komiteti Shqiptar i Helsinkit është duke zbatuar projektin: “Media dixhitale në një fushë të re: Rruga drejt vetërregullimit, etikës dhe pavarësisë”, i mbështetur financiarisht nga qeveria holandeze.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është forcimi i etikës, profesionalizmit dhe pavarësisë në sektorin e medias në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke promovuar dhe shtyrë drejt rrjetëzimit, si dhe zgjidhjeve dhe politikave të qëndrueshme pozitive.
Në këtë kuadër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, organizon Konferencën Rajonale të Medias, e cila ka për qëllim të adresojë në nivel rajonal për shtetet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet sektori i medias, në drejtim të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë si dhe të analizojë dhe adresojë zgjidhje konkrete në këtë drejtim.
Konferenca do të zhvillohet në 6 sesione, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues dhe ekspertët më të mirë të fushës për çështjet e medias, në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Holanda e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Kohëzgjatja e sesioneve është 1:30 – 2:00 orë.
Konferenca rajonale është parashikuar të zhvillohet në Tiranë, në datat 18-19 Mars 2021.
Në përputhje me protokollet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), konferenca rajonale do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online në ditën e parë, ndërsa dita e dytë e punimeve do të jetë tërësisht online.
Në këtë kuadër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpall thirrjen për angazhimin e një televizioni kombëtar.
Telvizioni duhet të angazhohet në:
- Transmetimin e zhvillimeve të drejtpërdrejta të Konferencës Rajonale të Medias.
- Raportimin me 2 kronika lajmesh të zhvillimeve të konferencës.
Periudha e angazhimit të televizionit kombëtar 18 – 21 Mars 2021.
KSHH inkurajon aplikimet nga televizione, që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Kanë sinjal transmetimi në të gjithë vendin
- Janë të listuar në platformat e transmetimeve televizive
Televezionet e interesuar duhet të dërgojnë:
- Ofertë financiare, përfshirë taksat (TVSH/ Tatim në burim);
- Numrin e sesioneve të mundshëm që mund të transmetohen drejtpërdrejt;
- Një material përmbledhës mbi formën që do të përdoret për ofrimin e shërbimit (jo më shumë se 1 faqe).
Dokumentet duhet të dërgohen në formë elektronike, në adresën office@ahc.org.al , brenda datës 12 Mars 2021.
Vetëm televizioni i përzgjedhur do të njoftohet.
Faleminderit!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit