Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA, Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/agjensi udhëtimi për rezervimin dhe blerjen e biletave të udhëtimit (ardhje & vajtje) për 6 shtetas që do udhëtojnë Beograd – Tiranë – Beograd, dhe 6 persona që do udhëtojnë (Sarajevë – Tiranë – Sarajevë). Është e preferueshme që secili grup i përbërë nga 6 shtetas të rezervohet në të njëjtat orare udhëtimi, përgjatë itinerarit të lartpërmendur. Aktiviteti që është planifikuar të realizohet do të mbahet në datat 4 Korrik 2021 (ardhje) dhe 9 Korrik 2021 (vajtje).
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al ose postare, deri në datën 03.06.2021, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën financiare në Euro (me TVSH të përfshirë) *1
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
- Afati i disponueshmërisë së biletës me çmimin e propozuar