Drejt një integriteti më të mirë të kandidatëve, Zgjedhje Parlamentare të lira dhe të ndershme në 5 Bashki të Shqipërisë
Mbështetur nga Republika Federale Gjermane
Kohëzgjatja e projektit: Mars 2021-Qershor 2021
Qëllimi i këtij projekti është garantimi i integritetit të kandidatëve dhe paanshmërisë e transparencës së organizmave të reja të krijuara (KQZ e reformuar) si dhe monitorimi i parimeve të zgjedhjeve të ndershme dhe të lira në 5 Bashki të Shqipërisë.
Objektivat specifikë të projektit janë:
a) Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së administratës të sistemit zgjedhor, në nivelin lokal dhe qëndror (përfshirë KQZ, Qendrat e Votimit etj).
b) Ndërgjegjësimi dhe informimi i qytetarëve, i cili do të rritet përmes publikimit të materialeve sensibilizuese dhe informuese në internet
c) Fuqizimi i urave të bashkëpunimit me KQZ-në dhe organet e monitoruara, duke vënë theksin në detyrimin për të respektuar parimet e ligjshmërisë dhe shmangien e keqpërdorimit të administratës publike.
Rezultatet:
Gjatë zbatimit të këtij projekti, KShH përmbushi rezultatet sasiore të mëposhtme:
a) U përzgjodhën 5 koordinatorë lokalë, të cilët shërbyen si facilitatorë të drejtpërdrejtë në 5 Bashkitë e vendit.
b) Nëpërmjet një thirrjeje publike u përzgjodhën 6 vëzhgues afatgjatë për monitorimin e procesit parazgjedhor, zgjedhor dhe atij paszgjedhor; si dhe 47 vëzhgues afatshkurtër. Nga këta të fundit, 36 vëzhgues u angazhuan në monitorimin e procesit të votimit, 9 vëzhgues në procesin e numërimit të votave dhe 9 vëzhgues të angazhuar në të dyja proceset.
c) Me angazhimin e ekspertëve të fushës, vëzhguesit e angazhuar u trajnuan online nëpërmjet 2 ditëve trajnimi, mbi procedurat specifike të monitorimit të proceseve të votimit dhe të numërimit të votave.
d) 1 ekspert i fushës u angazhua në trajnimin online të vëzhguesve, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për monitorimin e medias dhe monitorimin në terren, sa i përket zbatimit të legjislacionit për dekriminalizimin dhe legjislacionit për keqpërdorimin e fondeve publike.
e) 1 event lancues online u realizua, në të cilin morën pjesë 67 përfaqësues të shoqërisë civilë, aktivistë, përfaqësues të mediave etj. Në këtë event, një raport mbi gjetjet paraprake të monitorimit të procesit parazgjedhor u publikua.
f) 1 metodologji monitorimi, 1 udhëzues manual dhe 2 pyetësorë të individualizuar u hartuan dhe shërbyen si referencë për monitorimin e realizuar nga vëzhguesit.
g) 6 shkresa zyrtare u përcollën drejt KQZ-së dhe institucioneve përgjegjëse dhe 4 letra të hapura e reagime për shtyp u publikuan online, me qëllim ushtrimin e presionit pozitiv dhe rritjen e përgjegjshmërisë e llogaridhënies institucionale krahas interesit publik.
h) Publiku u informua në mënyrë periodike nëpërmjet informacioneve të publikuara në median sociale, rreth zhvillimeve të ditës së votimit dhe numërimit të votave.
i) 1 konferencë për shtyp u realizua më dt. 26 Prill 2021, gjatë së cilës u publikuan gjetjet paraprake të monitorimit të proceseve të votimit dhe të numërimit të votave.
j) 1 raport me gjetje paraprake u publikua elektronikisht në gjuhën shqip dhe anglisht.
k) 1 raport i veçantë për monitorimin e zbatimit të legjislacionit të dekriminalizimit në 5 Bashki të vendit u publikua elektronikisht, në gjuhën shqip dhe anglisht.
l) 1 raport përfundimtar me gjetje dhe rekomandime kyce u publikua elektronikisht në gjuhën shqip dhe anglisht.
m) Raporti u përcoll nëpërmjet shkresave zyrtare drejt institucioneve përgjegjëse KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme etj.
n) 1 video informuese mbi gjetjet paraprake të monitorimit në 5 Bashki të vendit u publikua.
- CATEGORY
- TAGS