Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të implementimit të grantit të akorduar në zbatim të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI), shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar i cili ofron me qera, për një ditë, një salle konferencash bashkë me pajisjet mbështetëse (mikrofonë statikë dhe 2 të lëvizshëm/sistem audio/monitor vizual për shfaqjen e ppt, internet Wifi, pajisjet për përkthim simultan) për organizimin e një konference kombëtare si dhe ofrimin e drekës për të ftuarit. Kjo konferencë kombëtare do të organizohet më datë 29.09.2021, me pjesëmarrje fizike të 70 personave.