Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandimit të Migrantëve në Ballkanin Perëndimor

Mbështetur nga Komisioni Europian

Zhvilluar në bashkëpunim me Grupin 484, Aleancën Qytetare (Mali i Zi), Shoqatën e Juristëve të Rinj Maqedonas, Vasa Prava (E drejta jote) Bosnje dhe Hercegovinë, Qendrën e Beogradit për të Drejtat e Njeriut, Programin për të Drejtat Civile në Kosovë dhe Këshillin Danez për Refugjatët

Periudha e zbatimit të projektit: Mars 2020 – Qershor 2023

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në procesin e përafrimit me BE përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet zhvillimit të një përgjigjeje të unifikuar rajonale për të luftuar kontrabandën e migrantëve.

Objektivi specifik i projektit është të rrisë kapacitetet e OShC-ve për të punuar mbi një përgjigje unike rajonale ndaj kërcënimit të kontrabandës së migrantëve përgjatë rrugës së migrimit të Ballkanit Perëndimor në përputhje me acquis të BE-së. Ky objektiv synohet të përmbushet nëpërmjet zbatimit të aktiviteve të grupuara në 3 drejtime kryesore:

 

  • Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve për organizatat që veprojnë në nivel kombëtar dhe lokal dhe institucionet
  • Ri-financimi dhe mbështetja e 24 projekteve kombëtare dhe 6 rajonale, si dhe organizimi i disa konferencave rajonale
  • Aktivitetet e avokimit për harmonizimin e praktikës dhe aktivitetet e avokimit për harmonizimin e kornizës ligjore dhe të politikave.

 

Rezultatet të cilat synohet të arrihen janë:

  1. 4 organizata kombëtare, që punojnë në bazë, do të mbështeten financiarisht për të punuar mbi ndërgjegjësimin dhe proaktivizimin e aktorëve relevantë dhe komunitetit në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve;
  2. Kapacitetet e organizatave të mbështetura të rritura me synim zbatimin e projekteve të nëngrantuara;
  3. Prodhimi i një policy brief kombëtare e cila përmban analizën e kornizave ligjore dhe të politikave dhe një policy brief rajonale krahasuese të kornizave të secilit prej 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnia dhe Hercegovinë)
  4. Prodhimi i policy paper kombëtare dhe rajonale përditësuese të statistikave, legjislacionit dhe strukturave institucionale përgjegjëse për fenomenin.
  5. Formimi i Platformës Kombëtare për Parandalimin e Kontrabandimit dhe Mbrojtjen e Migrantëve të Kontrabanduar
  6. Zhvillimi i 15 monitorimeve mbi situatën e migrantëve në terren dhe 10 intervistimeve me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse nëpermjet Platformës Kombëtare
  7. Prodhimi i një raporti monitorimi kombëtar dhe 1 rajonal mbi gjetjet e monitorimeve dhe intervistimeve
  8. Prodhimi i një policy paper kombëtare e cila do të përmbajë analizë më të thelluar të kornizave dhe propozime mbi standartet operacionale kombëtare
  9. Zhvillimi i një tavoline të rrumbullakët kombëtare dhe 2 konferencave rajonale mbi policy papers të hartuara për të familiarizuar organizatat dhe institucionet përgjegjëse me rekomandimet
  10. Organizimi i Trajnimeve Kombëtare nga skuadrat e trajnerëve të trajnuar nga ekspertë të BE mbi luftimin e kontrabandimit të migrantëve në një mënyrë të unfikuar
  11. Prodhimi i një doracaku trajnimi për trajnerët me synimin për të unifikuar përgjigjen ndaj kontrabandimit të migrantëve
  12. Përzgjedhja dhe mbështetja e gjashtë projekteve rajonale mbi parandalimin/luftimin e fenomenit të kontrabandimit të migrantëve
  • CATEGORY
  • TAGS