Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “Drejt efikasitetit dhe integritetit më të mirë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës Amerikane në Tiranë, shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar i cili ofron me qera një salle konferencash bashkë me pajisjet mbështetëse (mikrofonë statikë dhe 4 mikrofonë të lëvizshëm/sistem audio/monitor vizual për shfaqjen e prezantimeve në poËerpoint, internet ëifi, pajisjet për përkthim simultan, sistem për realizimin e eventit në format online hibrid1 etj.) për organizimin e një konference përmbyllëse në Tiranë midis datave 6 dhe 9 Dhjetor 2021.2 Organizimi i eventit duhet të bëhet i mundur në përputhje me masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nga ana e autoriteteve shtetërore. Gjithashtu, subjekti tregtar duhet të ofrojë coffee break dhe drekë për rreth 50 pjesëmarrës.