Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton nismën “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandës së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor„, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian dhe zbatuar në bashkëpunim me Grupa 484, organizatat formuese të BRMC dhe DRC.
Kjo nisëm synon të kontribuojë në procesin e përafrimit me BE përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet zhvillimit të një përgjigjeje të unifikuar rajonale për të luftuar kontrabandën e migrantëve. Në kuadër të këtij synimi, një ndër aktivitetet thelbësore të nismës përfshin realizimin e një Trajnimi Kombëtar mbi kontrabandimin e migrantëve.
Në kuadër të këtij aktiviteti, KShH shpall thirrjen për subjekte tregtare që ofrojnë sallën për organizimin e aktivitetit, vaktet full-board dhe akomodimin për 3 net të 30 pjesëmarrësve në Trajnimin Kombëtar, të cilat duhet të përmbushin kriteret e mëposhtëme:
- Salla për organzimin e Sesioneve të Trajnimit Kombëtar duhet të jetë e përshtatshme për të garantuar respektimin e masave anti-Covid-19 për një grup personash prej 30 personash, duke përfshirë trajnerët. Qeraja e Sallës është parashikuar për tri ditë të plota dhe ajo duhet të përfshijë pajisje mbështetëse (p.sh. mikrofona statikë dhe të lëvizshëm, audio system, video-projektor, flipcharter, qasje në internet të pandërprerë, etj.)
- Qasje for free ndaj hapësirave te brendshme/rrethuese të sallës që mundësojnë punë në grupë të vogla
- Dhoma për akomodimin e pjesëmarrësve të përshtatshme për akomodimin e vetëm një personi në secilën prej tyre
- Coffee break (1 për çdo ditë, në total 3)
- Shërbim i vakteve full-board për pjesëmarrësit (mëngjes + drekë + darkë)
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e email-it të KShH-së office@ahc.org.al deri më datën 10 prill 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertë financiare në Euro (me TVSH të përfshirë) të firmosur dhe të vulosur të ndarë në zërat si më poshtë:
- Ofertë për qera salle për çdo ditë shoqëruar me listën e pajisjeve facilituese të cilat përfshihen në çmim
- Ofertë për coffee break (kosto për person) shoqëruar me menunë përkatëse
- Ofertë për vaktet full-board, në formën kosto për person, shoqëruar me minimalisht dy menu përkatëse (preferohet stil buffet).
- Ofertë për akomodimin në dhomë për një person duke specifikuar çmimin për kategoritë e ndryshme të dhomave
- Certifikatën e regjistrimit
- Foto apo link të ambienteve ku planifikohet të mbahet eventi (salla, dhomat, ambientet rrethuese të sallës)
- Subjektet të cilët nuk i nënshtrohen TVSh, ta deklarojnë këtë status.
Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e email-it të KShH-së office@ahc.org.al