Në kuadër të zbatimit të projektit “Për mbështetjen e Kuvendit dhe Edukimit Qytetar (PACEP)”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke planifikuar realizimin e 18 (tetëmbëdhjetë) ditëve të hapura, të cilat do të shtrihen përgjatë muajve Prill-Qershor 2022 (në varësi të planifikimeve të realizuara nga ana e stafit zbatues të projektit). Për realizimin e këtij turi në qytete të ndryshme të Shqipërisë, KShH ka kontraktuar një automjet me qera (i përshtatshëm për 7-9 persona).