SUBJEKT TREGTAR NË VLORË/DHËRMI QË OFRON AKOMODIMIN, SALLË PËR MBLEDHJE DHE VAKTET FULL-BOARD PËR 9 PJESËMARRËS PËR 2 NETË DHE 1 PJESËMARRËS PËR 1 NATË
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, si pjesë e Iniciativës “Drive for Demoracy”/”Të vendosur për Demokracinë”, po zbaton projektin “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga SIDA. Objektivi i këtij projekti është fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ushtruar një presion pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën për ofertë për subjekte tregtare në Vlorë/Dhërmi që ofrojnë akomodimin, sallë për mbledhje dhe vaktet full-board për 9 pjesëmarrës për 2 netë dhe 1 pjesëmarrës për 1 natë, të cilat duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Salla për organzimin e mbledhjeve duhet të jetë e përshtatshme për të garantuar respektimin e masave anti-Covid-19 për një grup prej 10 Qeraja e Sallës është parashikuar për dy ditë të plota dhe ajo duhet të përfshijë pajisje mbështetëse (p.sh. video-projektor, flipcharter, qasje në internet të pandërprerë, etj.)
- Dhoma për akomodimin e pjesëmarrësve të përshtatshme për akomodimin e:
- 4 personave në dhomë teke, për 2 netë qëndrimi
- 6 personave në dhoma dyshe, për 2 netë qëndrimi(një nga personat do të qëndrojë vetëm një natë)
- Shërbim i vakteve full-board (mëngjes + drekë + darkë)
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 5 Maj 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertë financiare në Lekë (me TVSH të përfshirë) të firmosur dhe të vulosur të ndarë në zërat si më poshtë:
- Ofertë për qera salle për çdo ditë shoqëruar me listën e pajisjeve facilituese të cilat përfshihen në çmim
- Ofertë për vaktet full-board, në formën kosto për person, shoqëruar me minimalisht dy menu përkatëse (preferohet stil buffet).
- Ofertë për akomodimin në dhomë të pjesëmarrësve duke specifikuar çmimin për kategoritë e ndryshme të dhomave
- 4 personave në dhomë teke, për 2 netë qëndrimi
- 6 personave në dhoma dyshe, për 2 netë qëndrimi(një nga personat do të qëndrojë vetëm një natë)
- Certifikatën e regjistrimit
- Foto apo link të ambienteve ku planifikohet të mbahet eventi (salla, dhomat, ambientet rrethuese të sallës)
- Subjektet të cilët nuk i nënshtrohen TVSh, ta deklarojnë këtë