SUBJEKT/IT QË OFRON EKSPERTIZË NË:
- ZHVILLIMIN E SOFTUERIT, I CILI PRITET TË MODERNIZOJË OSE NDËRTOJË NJË DATABAZË TË RE TË DHËNASH PËR ANKESAT E QYTETARËVE QË KSHH MERR.
- ADMINISTRIMIN E DATABAZËS SË KRIJUAR DHE I WEBSITE TË KSHH-SË, DUKE E PASURUAR KËTË TË FUNDIT ME RUBRIKA, INFOGRAFIKË DHE SISTEM MË TË MIRË DOKUMENTIMI INFORMACIONI.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, si pjesë e Iniciativës “Drive for Demoracy”/”Të vendosur për Demokracinë”, po zbaton projektin “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga SIDA. Objektivi i këtij projekti është fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ushtruar një presion pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën për ofertë për subjekte/IT që ofrojnë ekspertizë në:
- Zhvillimin e softuerit, i cili pritet të modernizojë ose ndërtojë një databazë të re të dhënash për ankesat e qytetarëve që KShH merr prej një dekade e gjysmë, në mënyrë që të jetë më inovative dhe miqësore me përdoruesit.
- Administrimin e databazës së krijuar dhe i website të kshh-së, duke e pasuruar këtë të fundit me rubrika, infografikë dhe sistem më të mirë dokumentimi
Ne jemi duke kërkuar për zhvillues analitikë të bazuar në rezultate, të cilët do të punojnë me anëtarët e ekipit për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar aplikacionet dhe proceset aktuale Ekspertët do të përdorin njohuritë e tyre për gjuhët dhe mjetet e programimit për të analizuar kodet aktuale dhe zhvillimet e industrisë, për të formuluar procese më efikase, për të zgjidhur problemet dhe për të krijuar një përvojë më të qetë për përdoruesit. Ekspertët pritet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi, kompjuteri dhe menaxhimi.
Në bazë të kërkesave dhe të dhënave të vëna në dispozicion nga stafi zbatues i KShH-së, subjektet/ ekspertët do të angazhohen në sa vijon:
1. Ekspert i zhvillimit të softuerit – Të krijojë dhe një bazë të dhënash të re dhe moderne të ankesave të qytetarëve
KShH-ja ka aktualisht një bazë të dhënash ekzistuese dhe nëpërmjet ekspertizës së ofruar nga ekspertët e kontraktuar të IT-së, modernizimi i saj do të realizohet duke krijuar një bazë të dhënash të re, inovative dhe moderne që synon ta bëjë atë më miqësore, të thjeshtë dhe efikase.
Përgjegjësitë
- Arkitektimi i veçorive të reja të një databaze të re, duke marrë në konsideratë mundësinë e transferimit të të dhënave të bazës ekzistuese në mënyrë
- Bazuar në bazën e të dhënave, krijimi dhe dizenjimi i një sistemi online/offline dhe një aplikacion celular për futjen e të dhënave
- Marrja pjesë në të gjithë ciklin e jetës së aplikacionit, duke u fokusuar në kodimin dhe korrigjimin e gabimeve
- Shkrimi i kodeve të pastër për të zhvilluar aplikacione funksionale në Web
- Zgjidhja e problemeve dhe korrigjimi i aplikacioneve
- Kryerja e testeve UI për të optimizuar performancën
- Menaxhimi i teknologjive më të fundit për të përmirësuar aplikacionet e vjetra
- Mbledhja dhe adresimi i kërkesave teknike dhe të projektimit
- Siguimi i trajnimeve dhe mbështetjes për ekipin e brendshëm të KShH
- Lidhje me zhvilluesit, projektuesit dhe administratorët e sistemit për të identifikuar veçori të reja
Kërkesat dhe aftësitë
- Diplomë Bachelor në programim kompjuterik, shkenca kompjuterike ose një fushë të
- Arsimim i avancuar (master ose doktoraturë) në zhvillimin e softuerit (kritere të favorshme)
- Përvojë e dëshmuar pune mbi 3+ vite si Zhvillues Softuerësh.
- Përvojë pune në një sërë projektesh të zhvillimit të
- Kuptimi i thellë i të gjithë procesit të zhvillimit të aplikacionit (dizajn, zhvillim dhe implementim)
- Duhet të jetë një zhvillues i plotë dhe të kuptojë konceptet e inxhinierisë
- Njohuri të thella të gjuhës
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të kohës
- Aftësi për të punuar në grup me një qëndrim për zgjidhjen e problemeve
- Kreativiteti është gjithmonë një
2. Adminisimi i bazës së të dhënave/faqes së internetit – Të ridizajnojë dhe mirëmbajë faqen e re të internetit të KSHH-së
Përgjegjësitë
- Sigurimi i mbështetjes për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave si dhe të faqes së internetit të KSHH-së
- Të sigurohet që serverët e internetit të funksionojnë me saktësi.
- Të rregullojë dhe menaxhojë të drejtat e aksesit të përdoruesve të ndryshëm në
- Të krijojë dhe modifikojë pamjen dhe cilësimet e
- të integrojë të dhënat nga “seksioni i ankesave” në ueb në bazën e të dhënave të
- Të mbështesë modernizimin e faqes së internetit për të qenë më miqësore për përdoruesit (integrimi i seksioneve të reja, rigrupimi i seksioneve ekzistuese, arkitektimi i veçorive të reja, ndihma për futjen e infografikëve, )
- Të sigurojë trajnime dhe mbështetje për ekipet e brendshme
- Të rregullojë lidhjet që nuk funksionojnë dhe fotot që nuk shfaqen siç
- Të vendosë përmbajtjen në faqet e
- Përfshirja e funksioneve dhe veçorive në faqet e
- Të testojë faqet e internetit për të parë nëse ka pjesë që janë të vështira për t’u përdorur.
- Të vendosë se si përmbajtja e sajtit do të bëhet në
- Ruajtja e pamjes së faqeve të internetit duke zbatuar standardet e përmbajtjes.
- Mbajtja e skedarëve të vegjël në mënyrë që sajtet të ngarkohen më
- Testimi i browsers të ndryshëm që njerëzit me kompjuterë të ndryshëm të kenë akses në një faqe
Kërkesat dhe aftësitë
- Diplomë Bachelor në programim kompjuterik, shkenca kompjuterike ose një fushë të
- Përvojë pune e dëshmuar prej më shumë se 3+ vitesh si Zhvillues
- Kuptimi i mirë i sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes.
- Rrjedhshmëri ose të kuptuarit e gjuhëve specifike, si CSS3, JavaScript, HTML5 dhe jQuery.
- Përvoja e punës me mjete korrigjimi të tilla si Chrome Inspector dhe
- Aftësi për të menaxhuar kohën.
- Kuptimi i mirë i ciklit të zhvillimit të ëeb-it dhe teknikave dhe mjeteve të
- I aftë të përqëndrohet në efikasitetin, përvojën e përdoruesit dhe përmirësimin e
- Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe komunikimin verbal dhe me
- Përvoja e përditësuar me protokollet, standardet dhe teknologjitë ndërkombëtare të
- Kreativ dhe i hapur ndaj ideve të
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ne
Tingëllon si diçka që mund të bësh?
Ju lutemi dërgoni aplikimin në adresën e-mail office@ahc.org.al deri më 31 Maj 2022.
Paketa juaj e aplikimit duhet të përmbajë:
- CV
- Letër motivimi
- Kontakti i 2 referencave profesionale (klientë, drejtues, etj që mund të kontaktohen nga KSHH- ja në lidhje me aftësitë tuaja).
- Një listë e produkteve të prodhuara më parë (faqe të ngjashme, aplikacione, baza të të dhënave etj).
Informacione të mëtejshme
Keni një pyetje për këtë punë? Ju lutemi na kontaktoni për pyetjet tuaja në office@ahc.org.al ose në numrat tanë të kontaktit Tel: +355 (0)4 223 367 ose celular zyre KSHH-së: 068 20 236 99