SUBJEKT/IT QË OFRON EKSPERTIZË NË:
1. ZHVILLIMIN E SOFTUERIT, PWR MODERNIZIMIN OSE NDËRTIMIN E NJË DATABAZË TË RE TË DHËNASH PËR ANKESAT E QYTETARËVE QË KSHH MERR.
2. ADMINISTRIMIN E WEBSITET TË KSHH-SË, DUKE E PASURUAR KËTË TË FUNDIT ME RUBRIKA, INFOGRAFIKË DHE SISTEM MË TË MIRË DOKUMENTIMI INFORMACIONI.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, si pjesë e Iniciativës “Drive for Demoracy”/”Të vendosur për Demokracinë”, po zbaton projektin “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga SIDA. Objektivi i këtij projekti është fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke ushtruar një presion pozitiv ndaj autoriteteve publike.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën për ofertë për subjekte/IT që ofrojnë ekspertizë në:
- Zhvillimin e softuerit, i cili pritet të modernizojë ose ndërtojë një databazë të re të dhënash për ankesat e qytetarëve që KShH merr prej një dekade e gjysmë, në mënyrë që të jetë më inovative dhe miqësore me përdoruesit.
- Administrimin e databazës së krijuar dhe i website të kshh-së, duke e pasuruar këtë të fundit me rubrika, infografikë dhe sistem më të mirë dokumentimi informacioni.
Ne jemi duke kërkuar për zhvillues analitikë të bazuar në rezultate, të cilët do të punojnë me anëtarët e ekipit për të zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar aplikacionet dhe proceset aktuale Ekspertët do të përdorin njohuritë e tyre për gjuhët dhe mjetet e programimit për të analizuar kodet aktuale dhe zhvillimet e industrisë, për të formuluar procese më efikase, për të zgjidhur problemet dhe për të krijuar një përvojë më të qetë për përdoruesit.
Ekspertët pritet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi, kompjuteri dhe menaxhimi.
Në bazë të kërkesave dhe të dhënave të vëna në dispozicion nga stafi zbatues i KShH-së, subjektet/ ekspertët do të angazhohen në sa vijon:
- Ekspert i zhvillimit të softuerit – Të krijojë dhe mirwmbajw një databazw të re dhe moderne të ankesave të qytetarëve
KShH-ja ka aktualisht një bazë të dhënash ekzistuese dhe nëpërmjet ekspertizës së ofruar nga ekspertët e kontraktuar të IT-së, modernizimi i saj do të realizohet duke krijuar një bazë të dhënash të re, inovative dhe moderne që synon ta bëjë atë më miqësore, të thjeshtë dhe efikase.
Përgjegjësitë
- Arkitektimi i veçorive të reja të një databaze të re, duke marrë në konsideratë mundësinë e transferimit të të dhënave të bazës ekzistuese në mënyrë automatike.
- Bazuar në bazën e të dhënave, krijimi dhe dizenjimi i një sistemi online/offline dhe një aplikacion celular për futjen e të dhënave
- Marrja pjesë në të gjithë ciklin e jetës së aplikacionit, duke u fokusuar në kodimin dhe korrigjimin e gabimeve
- Shkrimi i kodeve të pastër për të zhvilluar aplikacione funksionale në Web
- Zgjidhja e problemeve dhe korrigjimi i aplikacioneve
- Kryerja e testeve UI për të optimizuar performancën
- Menaxhimi i teknologjive më të fundit për të përmirësuar aplikacionet e vjetra
- Mbledhja dhe adresimi i kërkesave teknike dhe të projektimit
- Siguimi i trajnimeve dhe mbështetjes për ekipin e brendshëm të KShH
- Lidhje me zhvilluesit, projektuesit dhe administratorët e sistemit për të identifikuar veçori të reja
Kërkesat dhe aftësitë
- Diplomë Bachelor në programim kompjuterik, shkenca kompjuterike ose një fushë të ngjashme.
- Arsimim i avancuar (master ose doktoraturë) në zhvillimin e softuerit (kritere të favorshme)
- Përvojë e dëshmuar pune mbi 3+ vite si Zhvillues Softuerësh.
- Përvojë pune në një sërë projektesh të zhvillimit të softuerit.
- Kuptimi i thellë i të gjithë procesit të zhvillimit të aplikacionit (dizajn, zhvillim dhe implementim)
- Duhet të jetë një zhvillues i plotë dhe të kuptojë konceptet e inxhinierisë softuerike.
- Njohuri të thella të gjuhës programuese.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të kohës
- Aftësi për të punuar në grup me një qëndrim për zgjidhjen e problemeve
- Kreativiteti është gjithmonë një plus.
SHPJEGIM:
Sa i takon databazws, KShH ka tashmë një bazë të dhënash për ankesat dhe synimi kryesor është modernizimi i saj, pra ruajtja e të dhënave ekzistuese dhe modernizimi i softuerit aktual pasi është i vjetëruar. Softueri aktual, ndodhet i centralizuar vetëm në një kompjuter, dhe një nga veçoritë që do të ketë databaza e re është të jetë e aksesueshme nga disa pajisje njwkohwsisht dhe tw jetw i centralizuar vetwm nw njw pajisje kompjuterike. (Kjo mund të realizohet duke pasur databazwn e tw dhwnave në një version web ose në një softwer që mund të aksesohet në disa pajisje).
Seksionet tw cilwt do tw ketw databaza janw tw pwrcaktuara tashmë, prandaj përmbajtja e databazws wshtw gjithashtu e pwrcaktuar. Është e nevojshme qw eksperti qw do tw kontraktohet tw dizenjojw seksionet e nevojshme ku do të futet informacioni/tw dhwnat, si dhe veçoritë e nevojshme për të gjeneruar të dhëna bazuar në filtra të veçantë të vendosur nga stafi (për shembull pwr tw gjeneruar numrin e ankesave në lidhje me dhunën në familje).
Përveç krijimit të bazës së të dhënave, eksperti do të jetë pwrgjegjws edhe pwr mirëmbajtjen e databazws gjatë kohwzgjatjes së projektit, zgjidhjen e çdo problemi funksional dhe këshillimin e stafit për përdorimin dhe kërkesat e mundshme qw kontribuojmw nw një menaxhim më të mirë të bazës së të dhënave nga stafi i KShH-së.
Nëse keni ende pyetje rreth kësaj mundwsie, ju lutemi na kontaktoni me pyetjet tuaja në office@ahc.org.al ose në numrat tanë të kontaktit Tel: +355 (0)4 223 367; 068 20 236 99, ku mund të ju ofrojmë gjithashtu një pasqyrë të bazës së të dhënave ekzistuese për kuptuar më të mirë produktin që duhet të dorëzohet dhe pwr tw bwrw njw parashikim më të mirë dhe tw arsyeshwm të kostove nga ju.
- Adminisimi i faqes së internetit/websitet – Të ridizajnojë dhe mirëmbajë faqen e re të internetit të KSHH-së
Përgjegjësitë
Sigurimi i mbështetjes për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave si dhe të faqes së internetit të KSHH-së
- Të sigurohet që serverët e internetit të funksionojnë me saktësi.
- Të rregullojë dhe menaxhojë të drejtat e aksesit të përdoruesve të ndryshëm në uebfaqe.
- Të krijojë dhe modifikojë pamjen dhe cilësimet e faqes.
- Tw integrojë të dhënat nga “seksioni i ankesave” në ueb në bazën e të dhënave të ankesave.
- Të mbështesë modernizimin e faqes së internetit për të qenë më miqësore për përdoruesit (integrimi i seksioneve të reja, rigrupimi i seksioneve ekzistuese, arkitektimi i veçorive të reja, ndihma për futjen e infografikëve, etj.)
- Të sigurojë trajnime dhe mbështetje për ekipet e brendshme
- Të rregullojë lidhjet që nuk funksionojnë dhe fotot që nuk shfaqen siç duhet.
- Të vendosë përmbajtjen në faqet e internetit.
- Përfshirja e funksioneve dhe veçorive në faqet e internetit.
- Të testojë faqet e internetit për të parë nëse ka pjesë që janë të vështira për t’u përdorur.
- Të vendosë se si përmbajtja e sajtit do të bëhet në internet.
- Ruajtja e pamjes së faqeve të internetit duke zbatuar standardet e përmbajtjes.
- Mbajtja e skedarëve të vegjël në mënyrë që sajtet të ngarkohen më shpejt.
- Testimi i browsers të ndryshëm që njerëzit me kompjuterë të ndryshëm të kenë akses në një faqe interneti.
Kërkesat dhe aftësitë
- Diplomë Bachelor në programim kompjuterik, shkenca kompjuterike ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë pune e dëshmuar prej më shumë se 3+ vitesh si Zhvillues Website.
- Kuptimi i mirë i sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes.
- Rrjedhshmëri ose të kuptuarit e gjuhëve specifike, si CSS3, JavaScript, HTML5 dhe jQuery.
- Përvoja e punës me mjete korrigjimi të tilla si Chrome Inspector dhe Firebug.
- Aftësi për të menaxhuar kohën.
- Kuptimi i mirë i ciklit të zhvillimit të ëeb-it dhe teknikave dhe mjeteve të programimit.
- I aftë të përqëndrohet në efikasitetin, përvojën e përdoruesit dhe përmirësimin e procesit.
- Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe komunikimin verbal dhe me shkrim.
- Përvoja e përditësuar me protokollet, standardet dhe teknologjitë ndërkombëtare të internetit.
- Kreativ dhe i hapur ndaj ideve të reja.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ne grup.
SHPJEGIM
Përsa i përket administratorit të faqes së Webit – eksperti i kontraktuar do tw jetw pwrgjegjws për mirëmbajtjen e faqes së Webit tw KShH-sw gjatë kohëzgjatjes së projektit ku fokusi kryesor është të kontribuojë në websiten e KShH-së pwr postimin; përditësimin; integrimin e të dhënave nga “seksioni i ankesave” në Web në bazën e të dhënave të ankesave; integrimin e seksioneve të reja të faqes në internet; rigrupimin e atyre ekzistuese dhe detyra të tjera të ngjashme që do të jepen nga stafi i projektit.
Sipas bazës së të dhënave, KShH-ja ka një faqe interneti ekzistuese, qëllimi i ekspertizës së ofruar nga ju është të mbajë faqen funksionale dhe të përditësuar me aktivitetet e fundit të KSHH-së.
Nëse keni ende pyetje rreth kësaj pune, ju lutemi na kontaktoni me pyetjet tuaja në office@ahc.org.al ose në numrat tanë të kontaktit Tel: +355 (0)4 223 367; 068 20 236 99, ku mund të t’ju ofrojë gjithashtu një pasqyrë të shërbimeve konkrete (me shembuj) që duhet të ofrohen për tw kuptuar më mirë produktin që duhet të dorëzohet dhe një parashikim më të mirë e tw arsyshwm të kostove nga ju.
Duket si diçka që mund të bësh?
Ju lutemi dërgoni aplikimin në adresën e-mail office@ahc.org.al deri më 20 Qershor 2022.
Paketa juaj e aplikimit duhet të përmbajë:
- CV
2. Letër motivimi
3. Kontakti i 2 referencave profesionale (klientë, drejtues, etj që mund të kontaktohen nga KSHH- ja në lidhje me aftësitë tuaja).
4. Një listë e produkteve të prodhuara më parë (faqe të ngjashme, aplikacione, baza të të dhënave etj).