PËR TË GJITHA FAZAT PARAPRAKE, REALIZUESE DHE FINALIZUESE TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT TË SUBJEKTIT/KOMPANISË QË OFRON SHITJE TË 5 (PESË) PAJISJEVE ELEKTRONIKE TË LLOJIT 2 (DY) KOMPJUTERË DHE 3 (TRE) LAPTOPË
Kujt mund t’i interesojë:
Punonjësit përgjegjës të organizatës Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), të angazhuar në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (Komisioni i Prokurimit) konfirmojnë me përgjegjësi të plotë individuale dhe konform legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë si vijon:
(A) Shmangia dhe Ndalimi i Konfliktit të Interesave
Për identifikimin, përzgjedhjen dhe shpalljen fitues të subjektit/kompanisë, deklarojmë se në dijeninë tonë nuk kemi:
- Asnjë konflikt faktit të interesit, konflikt në dukje të interesit, konflikt të mundshëm të interesit, konflikt rast pas rasti të interesit, konflikt të vazhdueshëm të interesit, sipas përcaktimeve të bazuara në ligjin nr. 9367, dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, midis personave nënshkrues të kësaj deklarate apo personave të lidhur me ta.
- Interesa vetjake personale ose të rrethi të personave të lidhur me ne (financiare ose të formave të tjera);
- Interesa (personale, financiare ose të tjera) të ndonjë subjekti të cilin ne ose rrethi i personave të lidhur me ne i përkasin, me përfaqësues apo punonjës të subjektit përfitues apo personave të lidhur me ta.
(B) Ndalimet sipas Kodit Penal
Bazuar në nenet 164/a dhe 164/b të Kodit Penal, deklarojmë me përgjegjësi të plotë se në të gjitha fazat për identifikimin, përzgjedhjen dhe shpalljen fitues të subjektit/kompanisë:
- Nuk kemi premtuar, propozuar ose dhënë, drejtëpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe subjektit përfitues, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij.
- Nuk kemi kërkuar, marrë, drejtëpërdrejt ose tërthorazi, të çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe subjektit përfitues, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij.
Secili prej anëtarëve nënshkrues të kësaj deklarate, nëse ka të dhëna ose informacione që vërtetojnë të kundërtën e asaj që deklarohet prej anëtarëve të tjerë, ka të drejtë të ankohet (ose denoncojë), sipas vlerësimit të tij apo saj, pranë këtyre hallkave ankimuese:
- Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (Email: skendaj@ahc.org.al )
- Kujtim Çashku, President i Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (Email: kujtim@ihrffa.net )
- Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ku mund të bëhet sinjalizim i jashtëm konform ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
- Organit të Prokurorisë kompetente, nëse ka të dhëna për kryerjen e veprës penale.
Kjo deklaratë nënshkruhet në çdo faqe (duke vendosur në faqen e fundit edhe datën përbri firmës) me përgjegjësi të plotë dhe individuale nga anëtarët e Komisionit të Prokurimit të këtij shërbimi, Menaxherja e Financës së KShH-së, Drejtoria Ekzekutive e KShH-së, dhe në përmbyllje të fazës së përzgjedhjes e shpalljes së subjektit fitues, nga ana e Administratorit dhe Menaxherit të Kompanisë/Subjektit përkatës.