KËRKESË PËR OFERTË
SUBJEKT/IT QË OFRON EKSPERTIZË NË:
1. ZHVILLIMIN E NJË DATABAZE, E CILA PRITET TË MODERNIZOJË OSE NDËRTOJË NJË DATABAZË TË RE TË DHËNASH PËR ANKESAT E QYTETARËVE QË KSHH MERR DHE TRAJTON.
2. MIRËMBJTJEN E DATABAZËS SË KRIJUAR
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të zbatimit projektit “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht me fonde të Qeverisë Suedeze, shpall kërkesën për ofertë për subjekte/IT që ofrojnë ekspertizë në:
1. Zhvillimin e një databaze, e cila pritet të modernizojë ose ndërtojë një databazë të re të dhënash për ankesat e qytetarëve që KShH merr dhe trajton.
2. Mirëmbajtjen e databazës së krijuar.
Në bazë të kërkesave dhe të dhënave të vëna në dispozicion nga stafi zbatues i KShH-së, subjektet/ ekspertët do të angazhohen në sa vijon:
- Ekspert i zhvillimit të një databaze- Të krijojë dhe një bazë të dhënash të re dhe moderne të ankesave të qytetarëve
KShH-ja ka aktualisht një bazë të dhënash ekzistuese dhe nëpërmjet ekspertizës së ofruar nga ekspertët e kontraktuar të IT-së, modernizimi i saj do të realizohet duke krijuar një bazë të dhënash të re, inovative dhe moderne që synon ta bëjë atë më miqësore, të thjeshtë dhe efikase.
Përgjegjësitë
- Krijimi i një databaze të re, duke marrë në konsideratë mundësinë e transferimit të të dhënave të databazës ekzistuese në mënyrë automatike.
- Lehtësimin e procesit të regjistrimit të ankesave në databazën aktuale, duke përdorur teknologji inovative.
- Aksesimi i kësaj databaze të re në mënyrë online dhe offline nga një sërë përdoruesish.
- Mundësia e ndryshimit/shtimit dhe heqjes së kategorive përkatëse nga stafi i KShH
- Mundësimi i një sistemi track të ndjekjes së trajtimit të ankesave
- Të integrojë të dhënat nga “seksioni i ankesave” në ueb e KShH në bazën e të dhënave të ankesave.
- Sigurimi i trajnimeve dhe mbështetjes për ekipin e brendshëm të KShH
- Mirëmbajtjen e databazës së krijuar.
Përgjegjësitë
- Sigurimi i mbështetjes për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave deri në muajin Dhjetor 2023,
- Të sigurohet që serverët e të funksionojnë me saktësi.
Kërkesat dhe aftësitë
- Përvojë e dëshmuar pune mbi 3+ vite si Zhvillues Softuerësh.
- Përvojë pune në një sërë projektesh të zhvillimit të softuerit.
- Kuptimi i thellë i të gjithë procesit të zhvillimit (dizajn, zhvillim dhe implementim)
- Duhet të jetë një zhvillues i plotë dhe të kuptojë konceptet e inxhinierisë softuerike.
- Njohuri të thella të gjuhës programuese.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të kohës
- Aftësi për të punuar në grup me një qëndrim për zgjidhjen e problemeve
Tingëllon si diçka që mund të bësh?
Ju lutemi dërgoni aplikimin në adresën e-mail office@ahc.org.al deri më 8 Shkurt 2023.
Paketa juaj e aplikimit duhet të përmbajë:
1. CV
2. Një listë e produkteve të prodhuara më parë (faqe të ngjashme, aplikacione, baza të të dhënave etj).
3. Kontakti i 2 referencave profesionale (klientë, drejtues, etj që mund të kontaktohen nga KSHH-ja në lidhje me aftësitë tuaja).
Kujdes!
Fondi limit në dispozicion për këtë angazhim është _ALL 182,160.00 _përfshirë TVSH, për ndërtimin e databazës dhe 9,715 ALL/muaj për mrëmbajtjen e saj .
Informacione të mëtejshme
Keni një pyetje për këtë punë? Ju lutemi na kontaktoni për pyetjet tuaja në office@ahc.org.al.