Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), organizatë jofitimprurëse që ka në mission Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
Një Administrator Zyre
Kontratë pune 1 vjeçare, me të drejtë ri-përtëritje
Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Administrimi dhe mirëmbajtja e Zyrës, dokumentacionit të përbashkët dhe pajisjeve të Zyrës së KSHH-së;
- Marrja në dorëzim dhe dërgimi i korrespondencës së KSHH-së me të tretët;
- Administrimi i protokollit dhe vulës së KShH-së;
- Administrimi i numrave zyrtarë të telefonit, adresës zyrtare, faqes së internetit dhe rrjeteve sociale të KShH-së;
- Administrimi i llogarive të regjistrimit të KShH-së në kuadër të aplikimeve me fonde pranë donatorëve (si PADOR, ERASMUS, etj).
- Pritja e publikut dhe të gjithë të interesuarve si dhe orientimi tek personat përgjegjës;
- Orientimi dhe mbikëqyrja e shoferit dhe punonjëses së pastrimit të KShH-së
- Komunikimi me të tretët për efekt të administrimit të shërbimeve që merr KShH si shërbimet e qerasë, ujit, internetit, energjisë elektrike, kancelarive, etj;
- Kryen blerjet e vogla për konsum të përditshëm dhe materiale të tjera të nevojshme të mirëmbajtjes së zyrës
- Asiston stafin e KShH-së në identifikimin e dokumentacionit që mbahet nën administrimin e tij/saj
- Administrimi i librit dhe veprimeve të arkës dhe kryerja e veprimeve në cash;
- Detyra të tjera që përputhen me profilin e administratorit të zyrës
Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë së paku diplomë në Bachelor, preferohet në Shkencat Sociale
- Të ketë së paku përvojë pune ose praktike
- një vjeçare në detyra administrative, pranë organeve publike apo subjekteve private.
- Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
- Të jetë i/e shkathët dhe të ketë aftësi të mira të punuarit në një mjedis multi-tasking dhe i/e orientuar ndaj respektimit të afateve dhe cilësisë.
- Aftësi për të punuar me individë të kombësive, feve, kulturave të ndryshme dhe që qaset në mënyrë të barabartë, ndaj kujtdo, pavarësisht nga gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore, etj
Mënyra e Aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm, brenda datës 25 Prill 2023, në adresen tonë elektronike:
- CV
- 2 Letra rekomandimi (nëse disponojnë nga pedagogët apo punëdhënësit e tyre)
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 5 Maj 2023, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.