Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
- Një menaxher/e finance
- Kontratë pune pa afat
- Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës.
- Përgatit raportet periodike dhe përfundimtare, finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
- Mbikqyr me rigorozitet dhe konform parimit të integritetit, realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me Manualin e Procedurave të Prokurimit të KShH-së dhe rregullave specifike të donatorëve;
- Verifikon ligjshmërinë dhe pajtueshmërinë me buxhetet e projekteve të pagesave që parashikohen në kontrata të hartuara nga stafi ekzekutiv i KSHH-së.
- Menaxhon dhe mbikëqyr praktikat financiare dhe procedurat e tjera të lidhura me veprimet financiare, nga organizatat e nëngrantuara nga KShH.
- Mbikqyr dhe kontrollon praktikën e brendshme të propozimit dhe ekzekutimit të veprimeve financiare të hartuara nga stafi i projekteve dhe administratori i zyrës, pajtueshmërinë e praktikës me linjat buxhetore, ligjshmërinë e shpenzimeve konform akteve të brendshme të KShH-së, kontratave me donatorët;
- Menaxhon dhe mbikqyr zbatimin e procedurave administrative në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe detyrimet kontraktuale të donatorëve;
- Menaxhon procesin e hartimit të buxheteve për projekt propozime, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara.
- Është përgjegjës për supervizimin e sistemit të kontabilitetit të organizatës për projektet në ngarkim.
- Supervizon punën e Asistentit të Financës dhe Administratorit të Zyrës si eprori I drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës për çdo veprim/procedurë financiare për projektet në zbatim.
- Bashkëpunon dhe propozon në procesin e zhvillimit të politikave financiare të organizatës;
- Raporton çdo muaj mbi situatën financiare të projekteve në ngarkim, dhe realizimin e buxheteve të projekteve tek Drejtori Ekzekutiv
- Të tjera gjatë ecurisë së punës në organizatë.
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Degën Financë dhe Kontabilitet me mesatare mbi 8.5;
- Të ketë eksperencë profesionale mbi 5 vite si financiere mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare, ose së paku në institucionet e administratës publike, në sektorin e auditimit të OJF-ve apo biznesit.
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze);
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit. Të përdorë shumë mirë programin Alpha Web dhe programin Excel;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Është e rekomandueshme të disponohen letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo pedagogët që e kanë mentoruar gjatë studimeve universitare apo pasuniversitare.
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 13 Tetor 2023, në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV;
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “6”, më sipër;
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 15 Tetor 2023, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.