Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton nismën “Rritja e rolit mbikëqyrës dhe kërkesave të qytetarëve nëpërmjet mbështetjes së OShC-ve, mediave dhe akademisë”, mbështetur financiarisht nga Zyra Britanike e Punëve të Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit dhe zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike, Qëndresën Qytetare dhe Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN) Albania.
KShH fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 09.02.2024 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën financiare në Lekë për realizimin e shërbimit të monitorimit dhe vlerësimit të projektit.
- Licenca e auditimit.
- CV e kompanisë/ekspertit ku të dëshmohet përvoja prej së paku 5 vitesh në këtë fushë + kualifikimet përkatëse + anëtarësia apo afilacioni në organzata apo kompani globale të fushës së auditimit.
- Evidenca të përvojave të ngjashme në auditimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga Ambasada Britanike dhe jo vetëm (Listë me projekte të mëparshme të audituara, duke specifikuar vlerën e projektit, donatorin dhe organizatën implementuese).
- Vlera e ofertës duhet të llogaritet nga subjektet e interesuara me TVSh të përfshirë në çmim (VAT included).
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur.
Fondi limit në dispozicion është 4000 pound stërlina.