Vend Vakant “ Një Menaxher/e Projektesh” (Diplomuar në Drejtësi)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
- 1 (Një) Menaxher/e Projektesh
- Kontratë pa Afat, Me kohë të plotë, 3 muajt e parë në provë konform Kodit të Punës
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Të drejtojë dhe/ose kontribuojë në procesin e shkrimit të projekteve të reja.
- Të menaxhojë dhe mbikëqyrë hartimin dhe zbatimin e planeve periodike të aktiviteteve të projektit/eve që menaxhon
- Të supervizojë rregullisht dhe orientojë sipas nevojave, stafin e projektit, ekspertët, konsulentët, vëzhguesit, personat të tjerë të kontaktit të angazhuar në projektet që menaxhon.
- Të monitorojë dhe vlerësojë sistematikisht veprimtaritë me rëndësi të projektit dhe efektshmërine e strategjive të përdorura.
- Të kontrollojë cilësinë dhe/ose kontribuojë në përputhje me fushën e ekspertizës së tij, në hartimin e raporteve, kërkimeve, studimeve, manualeve, broshurave, etj,.
- Të kontrollojë cilësinë ose kontribuojë në raste të veçanta, në hartimin e shkresave, letrave drejtuar të tretëve lidhur me veprimtaritë e projektit që menaxhon.
- Të rishikojë informacionet e përgatitura shqip/anglisht për faqen e internetit/social media të KShH-së të përgatitura nga stafi i projektit dhe të propozojë përmirësimin e tyre.
- Të bashkëpunojë në organizimin e punës për përgatitjen e raporteve periodike dhe raportit vjetor për Asamblenë e KShH-së, me informacionin për projektet që ka në menaxhim.
- Të bashkëpunojë me sektorin e Financës për mbikëqyrjen e zbatimit të kërkesave financiare të projektit,.
- Të mbikqyrë përgatitjen e të gjitha raportet progresive dhe finale të projektit që ka në menaxhim, në kohë dhe me cilësi.
- Kur të lindë nevoja, të përfaqësojë organizatën sipas kërkesave të Dr.Ekzekutiv në media, aktivitete vendase dhe ndërkombëtare.
- Të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive dhe impaktuese me ekipin e organizatës.
- Të kontribuojë bashkarisht me kolegët e tjerë në hartimin e dokumentave strategjikë të organizatës
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi
- Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
- Të ketë të paktën 7 vite pune në profesion, të dëshmuara me kontrata të rregullta pune, prej të cilave, do të favorizohen kandidatët që kanë të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione koordinuese ose menaxhuese në organizata vendase, ndërkombëtare apo institucione publike.
- Të ketë njohuri të mira në shkrim projektesh. Do të konsiderohet avantazh nëse kandidati/ja ka eksperiencë në shkrimin e projekteve të Bashkimit Evropian.
- Të ketë aftësi komunikuese e menaxheriale shumë të mira, në drejtimin dhe organizimin e punës së stafit.
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërmjetësuese të orientuara drejt zgjidhjeve praktike, në rast të sfidave apo risqeve potenciale.
- Të reflektojë korrektesë në oraret e punës dhe respektimin e afateve kohore lidhur me projektet nën zbatim.
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që certifikojnë këto aftësi)
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15 Mars 2024, në adresën tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për pozicionin Menaxher/e Projektesh”:
- CV në gjuhën angleze ose shqip;
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “8” dhe “9” dhe “10” më sipër;
- Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 25 Mars 2024, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.
Paga për pozicionin është motivuese dhe do t’i komunikohet kandidatëve të kualifikuar përgjatë procesit të intervistimit.