
Emanuel Xhindi është në përfundim të studimeve dhe ka arritur rezultate të larta në Programin e Integruar "Master i Shkencave në Drejtësi", në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Krahas angazhimit në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ai është pjesë e ekipit redaktorial të revistës "JURIST" pranë Universitetit të Pitsburgut, SHBA, për të cilën kontribuon rregullisht me artikuj që trajtojnë zhvillime kushtetuese-ligjore në Evropë. Fushat e tij të interesit përfshijnë ligjin procedural civil, ndërveprimin institucional me organet e administratës publike dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile. Prej qershorit të vitit 2024, Emanueli mban pozicionin e Asistentit Ligjor dhe Asistentit të Projekteve.