
Av.Kristian Prela ka përfunduar Ciklin e Studimeve Bachelor në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë UT në vitin 2018 me rezultate të larta, dhe po kështu në vitin 2020 ka përfunduar Ciklin e Dytë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Luarasi, duke u diplomuar me titullin MSC. në të Drejtën Penale. Nga viti 2021 mban titullin e Avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë. Është bërë pjesë aktive në trajnime në lidhje me të drejtën kushtetuese, civile e penale. Është përfshirë në programe të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare me tema sociale dhe ligjore për të rinjtë dhe mbrojtjen e grave, fëmijëve nga dhuna në familje dhe reformën në drejtësi ku ka kontribuar edhe me publikime të mendimeve juridike dhe eseve. Është i angazhuar gjithashtu si vëzhgues i pavarur i Komitetit Shqiptar të Helsintkit për të kontribuar në zgjedhje të lira e të ndershme. Fushat e tij të interesit lidhen me të drejtën penale dhe mbrojtjen e grupeve në nevojë, kërkimin shkencor në fushën e së drejtës penale, civile, administrative dhe të drejtave të njeriut. Nga Janari i vitit 2025 mban në pozicionin e avokatit pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit