
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të zbatimit të nismës në kuadër të nismës “Përfshirja e të huajve në Ballkanin Perëndimor – Qasja në të Drejtat Sociale dhe Ekonomike (FOSTER)”, të zbatuar në bashkëpunim më organizatat e tjera anëtare të Këshillit Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin (BRMC)1 dhe Këshillin Danez për Refugjatët (DRC), mbështetur nga Bashkimi Europian, hap thirrjen për përzgjedhjen e një subjekti tregtar i cili ofron:
- Qira salle për mbledhje për gjysëm dite (përfshirë pajisjet mbështetëse)
- Pushim kafeje për (+/-) 25 persona
- Drekë të shtruar për (+/-) 25 persona
KShH fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al, deri në datën 16.06.2025 dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Ofertën financiare në Euro në formatin kosto për qiranë e sallës dhe pajisjeve mbështetëse për gjysmë dite.
2. Ofertën financiare në Euro në formatin kosto për person për coffee break (bashkëngjitur ofertës menunë e propozuar) për 25.
3. Oferta financiare në Euro në formatin kosto për person për drekë (bashkëngjitur ofertës dhe menunë e popozuar) për 25 persona.
4. Vlera e ofertës duhet të llogaritet nga subjektet e interesuara me TVSh të përfshirë në çmim (VAT included). Në rast se subjekti përjashtohet nga aplikimi i TVSh duhet të paraqesi dokumentacionin provues bashkëngjitur ofertës së propozuar.
