BRIXHILDA KADELI

Asistente Ligjore dhe Asistente Projekti

Brixhilda Kadeli është  diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka përvojë të pasur në fushën ligjore përmes internship-eve dhe praktikave profesionale në institucione si Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe firma ligjore Bitri & Bakiu.

Eksperienca e saj përfshin kërkime të thelluara mbi praktikat gjyqësore, analizën e vendimeve ligjore dhe angazhimin në projekte për të drejtat e njeriut. Gjatë angazhimeve të saj profesionale, ajo ka zhvilluar aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikuese, duke treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj etikës dhe cilësisë në punë.

Brixhilda është një profesioniste ambicioze, e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, me synimin për të dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit ligjor dhe fuqizimin e transparencës në Shqipëri.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit