TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË PUBLIKE – Një praktikë tjetër regresi nga Gjykata Kushtetuese për Opinionet Miqësore (Amicus Curiae) të paraqitura nga Organizatat (OJF)
21/11/2025
0
Friday, 21 November 2025 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË PUBLIKE – Një praktikë tjetër regresi nga Gjykata Kushtetuese për Opinionet Miqësore (Amicus Curiae) të paraqitura nga Organizatat (OJF)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të Opinionit miqësor, (amicus curiae) për ankimin e shtetasit Rus Igor Kokunov, rol i pranuar me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ndoqi në cilësinë e publikut dhe jo të subjektit që mund të njoftohej nga Gjykata Kushtetuesem në seancën dëgjimore për këtë çështje të dt.12 Nëntor 2025, përcolli kësaj Gjykate, dokumentacionin dhe praktikën mbështetëse që dispononte për këtë çështje. Kjo praktikë u përcoll pasi KShH u njoh me pyetjet dhe dokumentat që anëtarët e kësaj Gjykate i drejtuan palëve të këtij procesi kushtetues, duke marrë në konsideratë faktin se KShH ka monitoruar praktikën institucionale të ekstradimit të shtetasit rus I.Kokunov, edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi  më herët këtë proces ekstradimi drejt Federatës Ruse. Gjithashtu, ky dokumentacion u dërgua para se të mbyllej hetimi gjyqësor nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje.

KShH u informua nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse shkresa jonë i drejtohej në fakt Kryetares së kësaj Gjykate dhe relatorit të çështjes, se dokumentacioni i vendosur në dispozicion nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për rastin konkret, kthehet pa veprim, me argumentin se KSHH nuk është palë në gjykimin kushtetues, ndaj dhe nuk gëzon të drejtën  për të paraqitur prova. 

KSHH shpreh shqetësimin e thellë për qëndrimin refuzues ndaj dokumentacionit zyrtar të ofruar nga ana jonë, si palë e interesuar në gjykimin e kësaj çështjeje, si dhe për faktin se nuk u njoftuam për pjesmarrje në seancë publike, dhe nuk u dëgjuam edhe pse ishim të pranishëm. Interpretimi në tërësi i kuadrit kushtetues dhe ligjor lidhur me rolin amicus curiae para Gjykatës Kushtetuese nuk i përgjigjet standardeve më të mira të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe bashkëveprimit të palëve procedurale të përfshira në këtë proces gjykimi.

Në këtë kontekst, vlerësojmë se do duhet të risjellim në vëmëndje të Gjykatës Kushtetuese rëndësinë e standardit të aksesit në gjykimin kushtetues si pjesë e nenit 42 të Kushtetutës, detyrim edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese, gjatë ndjekjes së procedurave gjyqësore të zhvilluara para saj, si standard i vendosur në interpretim të  zgjeruar të kuadrit kushtetues dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.

Përveç sa më lart, referuar nenit 39/b të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues janë edhe subjektet që kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen që shqyrtohet, si dhe referuar nenit 26, pika 2 të Rregullores së Procedurave të Gjykimit Kushtetues, në procesverbalin e votimit përcaktohen subjektet që do të thirren në gjykim, të cilat janë: subjektet kundër të cilave është paraqitur kërkesa ose që kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen që shqyrtohet; organi që ka nxjerrë aktin; çdo subjekt tjetër pjesëmarrja e të cilit vlerësohet e nevojshme për zhvillimin efektiv të gjykimit kushtetues”.

Nga i gjithë kuadri rregullator procedural i administrimit të procesit gjyqësor kushtetues më lart, rezulton e qartë që KSHH do duhej të ishte pjesë e procesit si palë e interesuar, (amicus curiae), dhe të njoftohej për çdo fazë të procesit, që nga momenti që u pranua si i tillë nga Gjykata me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Në këtë kuptim ndjehemi të keqardhur që dispozitat ligjore të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në tërësi janë interpretuar në mënyrë të ngushtuar, në dëm të aksesit kushtetues, administrimit të procedurave kushtetuese dhe standardeve më të larta të pjesmarrjes së palëve të treta në gjykimin kushtetues, duke relativizuar rolet dhe kontributet kaq të nevojshme të shoqërisë civile në kontekstin e sfidave dhe problematikave strukturale me respektimin e të drejtave themelore të njeriut nga shteti Shqiptar.

Për sa më lart, KSHH vlerëson se ky rast  i cili  përbën rastin e dytë të përsëritur më herët në praktikën e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate për një grup të zgjeruar të organizatave të shoqërisë civile shqiptare dhe të rajonit, të cilat ofruan opinionin e tyre amicus curiae, pë paktin  e migracionit mes Shtetit Shqiptar dhe atij Italian, dëmton klimën e besimit në çështje të administrimit të drejtësisë kushtetuese, përbën regres në raport me organizatat e shoqërisë civile, angazhimi i të cilave ka qenë i njohur dhe i pranuar nëgjykimin kushtetues, edhe para ndryshimeve kushtetuese të viti 1998, kur ato vetë nuk legjitimoheshin t’i drejtoheshin kësaj gjykate, si dhe me praktikën e konsoliduar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për aksesin që i ka krijuar organizatave të shoqërisë civile, kur ata kanë shprehur interes për të kontribuar me Amicus Curiae!

  • Tweet

What you can read next

Është detyrim i shtetit të ndërhyjë kur të drejtat e njeriut cënohen edhe kur ata punojnë në sektorin apo sipërmarrjen private
LIRIA E TUBIMEVE PAQËSORE SI DHE PJESËMARRJA NË TO ËSHTË E GARANTUAR
EKSPERT PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË, MEKANIZMAVE MONITORUES DHE TË RAPORTIT TË VLERËSIMIT MBI ANGAZHIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET VENDIMMARRËSE DHE LEGJISLATIVE

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – Shteti të ndërhyjë në zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve për t’ju siguruar kushte të barabarta në mbrojtje të interesave ekonomikë dhe profesionale të tyre

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përmes njo...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – DËNOJMË AKTIN E PAPRECEDENTË NË SALLËN E GJYQIT, ME PASOJË VDEKJEN E GJYQTARIT ASTRIT KALAJA

    Dënojmë aktin e paprecedentë në sallën e gjyqit...
  • THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË RRJETIN E SHOQËRISË CIVILE

    KShH po zbaton nisëm rajonale “Përfshirja e të ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit