TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • DEKLARATË PËR SHTYP – TRANSPARENCË E MUNGUAR MBI PROCEDURËN E NDJEKUR PËR RRETHIMIN E GODINËS SË FOCUS MEDIA NEWS
26/11/2025
0
Wednesday, 26 November 2025 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

DEKLARATË PËR SHTYP – TRANSPARENCË E MUNGUAR MBI PROCEDURËN E NDJEKUR PËR RRETHIMIN E GODINËS SË FOCUS MEDIA NEWS

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore u njoh nga publikimet në media si dhe u informua nga shoqëria “Focus Media News” mbi ngjarjen e datës 09.08.2025, ku ambientet e kësaj shoqërie mediatike u rrethuan nga forcat e Policisë së Shtetit.

Përfaqësuesit e “Focus Media News” në ankesën e tyre pretendonin se nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit nuk ju ishte vendosur në dispozicion asnjë njoftim paraprak, vendim gjykate apo dokumentacion tjetër mbi procedurën ligjore që u ndoq më datë 09.08.2025. Gjithashtu, ata referuan shqetësim mbi cenimin e burimit gazetaresk dhe lirisë së shprehjes, për shkak se gjatë kësaj ndërhyrjeje policore ishin sekuestruar dosjet nga zyrat e gazetarëve, të cilat përmbanin të dhëna sensitive.

KShH nisur nga pretendimet e mësipërme dhe për tu informuar në mnëyrë më të plotë dhe të dokumentuar ligjërisht të veprimeve të mësipërme në mbështetje të nenit 3 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ju drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit përmes dy kërkesave për informacion, përkatësisht më datë 22.08.2025 dhe 04.09.2025. KShH përcolli shqetësimet e shoqërisë “Focus Media News” dhe kërkoi:

  • Informacion mbi procedurat e ndjekura nga institucioni i Policisë së Shtetit, dokumentacionin e mbajtur dhe të hartuar nga përfaqësuesit e institucionit për këtë rast, si dhe shkaqet ligjore që diktuan nevojën e ndërhyrjes në ambientet e kësaj shoqërie në referim të parashikimeve të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
  • Informacion mbi procedurën e ndjekur për sekuestrimin e dosjeve apo pajisjeve të tjera të punës (në rast se ishte realizuar një ndërhyrje e tillë), si dhe përcjellje të kopjes së dokumentacionit provues.

Më datë 16.09.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes emailit na informoi se “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, bazuar në procedurën stanarde të punës “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale që Policia e Shtetit i jep institucioneve të tjera shtetërore”, miratuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 255, datë 15.3.2017, ka hartuar planin e masave dhe ka asistuar shoqërinë aksionare me pronësi shtetërore “KAYO”, nisur nga kjo kërkesë e bërë.”

Informacioni që na është dërguar ka qenë i cekët, gjë që nuk qartëson veprimet e kryera për të konkluduar nëse ato ishin të ligjshme ose jo. KShH më datë 07.10.2025 ushtroi të drejtën e ankimit administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim Zyra e Komisionerit), në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit, më datë 24.10.2025 përsëri përmes emailit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit na vendosi në dispozicion Urdhërin nr. 1838/3 prot., datë 15.03.2017, Për miratimin e procedurës standarde të punës të rishikuar “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale që policia e shtetit i jep institucioneve të tjera shtetërore”. Urdhëri në fjalë është një procedurë standarde që përdoret nga institucioni i Policisë së Shtetit në mbështetjen e çdo institucioni shtetëror dhe përsëri në vlerësimin e KShH-së nuk i jepte përgjigje të plotë dhe konkrete informacionit të kërkuar përmes shkresave të datës 22.08.2025 dhe 04.09.2025.

Për sa më sipër, përmes emailit, më datë 04.11.2025 KShH njoftoi Zyrën e Komisionerit se kërkonte prej këtij institucioni shqyrtimin e mëtejshëm të ankimit dhe marrjen e një vendimi në përputhje me parashikimet e Kreut VI, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Përmes emailit të datës 20.11.2025 Zyra e Komisionerit e konsideroi shqyrtimin e ankesës të përfunduar, pasi Autoriteti Publik (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit) me emailet e datës 24.10.2025, 17.11.2025 ka kthyer përgjigje mbi informacionin e disponuar. Rezulton se Zyra e Komisionerit nuk mori vendim në përputhje me parashikimet e pikës 5, të nenit 24 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, me qëllim mospranimin e ankesës, pranimin e saj apo rrëzimin pjesërisht apo tërësisht, pavarësisht se KShH u shpreh qartësisht se kërkonte vlerësimin dhe vendimarrjen e këtij institucioni. 

Pavarësisht se vendimi i Zyrës së Komisionerit është i ankimueshëm në Gjykatë, KShH vlerëson se ndjekja e rrugës gjyqësore në kushtet dhe problemet me të cilat po përballet sistemi (tejzgjatjes së shqyrtimeve, stokut gjyqësor, vakancave në staf) do të krijonte vonesa të dëmshme, të cilat nuk do ti shërbenin respektimit të së drejtës së informimit dhe transparencës publike.

Në këto kushte, KShH në interes të publikut vlerësoi që për këtë të prononcohet publikisht. Punonjësit e policisë kanë vepruar në mnëyrë të nxituar dhe jo në përputhje me ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” që kanë të bëjnë me kontrollin, lirinë e shtypit dhe burimet e informacionit. Këto shkelje janë evidentuar edhe në deklaratat apo prononcimet e Federatës Europiane të Gazetarëve (European Federation of Journalists)[1] dhe Safe Journalists[2].

KShH vlerëson se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk respektoi kërkesat e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, pasi informacioni i kërkuar nuk u vendos në dispozicion në mënyrë të plotë, ndërkohë që ai nuk përfshihej në ndonjë prej rasteve të kufizimit të së drejtës së informimit të parashikuara në nenin 17 të ligjit.

Në përfundim KShH thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe konfidencialitetit të burimeve të gazetarëve. Mbrojtja e tyre është trajtuar edhe në jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në vendimin Goodwin kundër Mbretërisë së Bashkuar, ka theksuar se burimet gazetareske gjejnë mbrojtje nën nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se nderhyrja në to justifikohet vetëm në rast të mbrojtjes së interesit publik.


[1] https://europeanjournalists.org/blog/2025/08/12/albania-urgent-answers-needed-on-focus-media-group-blockade-and-journalists-right-to-work/

[2] https://safejournalists.net/incident/attacks-on-media-outlets-and-organizations-news24-balkanweb-panorama-and-gazeta-shqiptare-09-08-2025-tirana/

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR MEDIA – KUVENDI MIRATON NDRYSHIME TË RËNDËSISHME TË REFORMËS NË DREJTËSI NË MUNGESË TË NJË PROCESI KONSULTIMI DHE TRANSPARENCE
Njoftim për shtyp: Pjesëmarrja në votime është shprehje e demokracisë
MESAZH SENSIBILIZUES – Të mbrojmë integritetin fizik dhe mendor si dhe dinjitetin njerëzor të vajzave dhe grave!

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PUBLIKE – Një praktikë tjetër regresi nga Gjykata Kushtetuese për Opinionet Miqësore (Amicus Curiae) të paraqitura nga Organizatat (OJF)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Shteti të ndërhyjë në zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve për t’ju siguruar kushte të barabarta në mbrojtje të interesave ekonomikë dhe profesionale të tyre

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përmes njo...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – DËNOJMË AKTIN E PAPRECEDENTË NË SALLËN E GJYQIT, ME PASOJË VDEKJEN E GJYQTARIT ASTRIT KALAJA

    Dënojmë aktin e paprecedentë në sallën e gjyqit...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit