Pyetje të bëra më shpesh

Pyetje të përgjithshme

Përmes Klinikës Ligjore Falas, stafi ligjor i KShH-së mund t’ju asistojë ligjërisht përmes këtyre shërbimeve:

- Këshillim ligjor mbi ankesën tuaj dhe rrugën ligjore që duhet të ndiqni për adresimin e saj;
- Monitorim i institucioneve të mbyllura (burgje apo komisariate) për të verifikuar respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria;
- Monitorim i proceseve gjyqësore në të cilat ju mund të jeni palë;
- Asistencë për plotësimin e dokumentacionit përmes hartimit të shkresave të nevojshme dhe dërgim dokumentacioni (kryesisht kopje të ligjeve në fuqi për shtetasit e privuar nga liria);
- Ndërhyrje institucionale duke referuar kërkesën apo ankesën tuaj pranë institucionit publik kompetent me qëllim marrjen e informacionit mbi masat e marra për trajtimin e saj.

Jo, nuk është e nevojshme të paraqiteni pranë zyrës së KShH-së. Ju lutem na kontaktoni nëpërmjet postës, telefonit, email-it ose faqes sonë të internetit për të përcjellë fillimisht ankesën tuaj, më pas stafi përgjegjës mund t’ju kontaktojë për të caktuar një takim fizik.

ADRESA:
Rr. Brigada e VIII , "Tekno Projekt" Toëer, Shkalla 2, Apt 10, Kati 6, Tirana, Albania
Tel: +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al

Pyetje specifike

Ju informojmë se stafi ligjor i KShH-së ofron këshillim ligjor falas për të gjithë shtetasit që kanë nevojë. Ndërsa për përfaqësimin e çështjes suaj në rrugë gjyqësore, mbahet parasysh plotësimi i tre kritereve, si më poshtë:

1. Shtetasi/ankuesi duhet ti përkasë një kategorie në nevojë të tilla si (i privuar nga liria, grua/vajzë, anëtar i një minoriteti, anëtar i komunitetit LGBTIQ, viktimë e një vepre penale, fëmijë, i moshuar, etj);
2. Shtetasi apo familja e tij duhet të jetë në pamunfësi ekonomike për të paguar një avokat;
3. Çështja duhet të përmbajë elementë të litigimit strategjik.

Stafi ligjor i KShH-së pasi të njihet me ankesën tuaj, do t’ju këshillojë ligjërisht mbi rrugën administrative/gjyqësore që duhet të ndiqni për të referuar ankesën tuaj, ose mund ta referojë atë pranë Institucioneve përkatëse përmes një ndërhyrjeje institucionale. Në raste të caktuara, apo pretendime për ushtrim dhune nga ana e personelit të këtyre Institucioneve, KShH mund të ndërmarrë edhe një mision monitorimi në terren për të verifikuar ankesën.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit