Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka nisur zbatimin e nismës “Të punojmë së bashku për seanca gjyqësore të hapura dhe transparente në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri”. Në kuadër të kësaj nisme monitorues nga rrethe të ndryshme do të monitorjnë seanca gjyqëosore në gjykata të ndrsyhme në mbarë vendin në periudhën Janar – Prill 2017.
Për arsye se disa nga personat që do të bëjnë monitorimin e gjykatave janë nga rrethet, kërkohet një Ekspert IT i cili duhet të ndihmojë në realizimin e një formati/aplikacioni që u mundëson monitoruesve të plotësojnë pyetësorët e monitorimit nga rrethi ku ata ndodhen. Pas mbarimit të fazës së hedhjes online të të gjithë formularëve, Eksperti IT do të bëjë edhe organizimin e të dhënave statistikore të grumbulluara nga intervistat dhe monitorimi.
Aplikacioni/formati i hedhjes online të pyetësorëve nga monitoruesit duhet të mundësohet brenda datës 11 Janar 2017.
Ftojmë të gjithë personat e interesuar të aplikojnë në: office@ahc.org.al duke bashkëlidhur një CV dhe ofertën e tyre (në valutën USD) të detajuar mbi ditët e punës dhe pagesën ditore që ata parashikojnë për realizimin e sa më sipër. Valuta e bërjes së ofertës duhet të jetë në Dollarë Amerikan.