Të ndalet përdorimi i fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) edhe më parë i ka bërë thirrje përfaqësuesve të popullit në organin legjislativ (Kuvendit) që në debatin parlamentar, kritikat dhe vërejtjet e nevojshme për një qeverisje më të mirë të vendit, të mos i kthejnë në arenën e fyerjeve, shprehjes së fjalëve të pahijshme dhe ofenduese si dhe akuzave reciproke, duke prekur kështu edhe dinjitetin dhe personalitetin e njeriut nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Parlamenti është pluralist, ka maxhorancë dhe opozitë por etika parlamentare duhet respektuar.

Shtetasit që ndjekin zhvillimet e seancave parlamentare duan të dëgjojnë se çfarë bëjnë përfaqësuesit e tyre në interes të zgjedhësve të vendit të tyre, çfarë masash marrin ata për integrimin e shpejtë europian.

Deklaratat e deputetëve nuk duhet në asnjë mënyrë, direkte ose indirekte, të krijojnë premisa për destabilizimin e vendit. Këto sjellje janë të papranueshme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se shtetasit kërkojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend, intesifikimin dhe parandalimin e luftës kundër kriminalitetit nga organet përkatëse si dhe përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin efektiv të tij. Për të përmbushur këto pritshmëri, përfaqësuesit e Kuvendit kanë gjithashtu detyrimin për respektuar etikën parlamentare dhe për të shmangur përdorimin e fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes në deklaratat e tyre publike. Kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në edukimin e vetë shtetasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit